Ballina Kosova Konfiskohet sasi e madhe armatimesh në Zveçan! Sveçla: Parandaluam një sulm terrorist

Konfiskohet sasi e madhe armatimesh në Zveçan! Sveçla: Parandaluam një sulm terrorist

KOSOVË– Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça dolën në një konferencë për mediat këtë të shtunë për të treguar sasinë e madhe të armatimit që u konfiskua një ditë më parë në Zveçan në një veturë me targa nga Beogradi. Sipas tyre falë këtij operacioni u parandalua një sulm terrorist ndaj qytetarëve të Kosovës.Hoxha tha se strukturat ilegale kanë deponuar sasi të mëdha të armëve në Zveçan që të njëjtat të përdoren në sulme terroriste.  Disa prej tyre janë konfiskuar, por drejtori i PK-së ka thënë se numri i armatimeve që janë futur në Zveçan nga Serbia është më i madh.

Xhelal Sveçla: Ishte Borrell që kërkoi me ngulm që të arrestohen përgjegjësit për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR. Ne po arrestojmë ata që me dëshmi janë sulmuesit e mediave dhe pjesëtarëve të KFOR. Nuk do të ndalemi me kaq. Nuk po shkelim ligjet apo parimet demokratike. Po luftojmë agresionin e drejtëpërdrejtë të Serbisë në Kosovë dhe eksponentët e tyre të cilët janë financuar përmes veprimtarive kriminale por dhe drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Po furnizohen me armë drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe kanë qëllim të cënojnë integritetin territorial të Kosovës dhe luftojnë shtetndërtimin e Kosovës. E thonë publikisht dhe ne e themi publikisht se nuk do të lejohet të ndodhë. Ftoj ndërkombëtarët të jenë konsistent në deklaratat e tyre. Kompromise me terroristë dhe sulmues të mediave, EULEX e KFOR nuk mund të ketë.

Çfarë u konfiskua në Zveçan të premten në mbrëmje?

  • Vetura A6
  • 9 zolla
  • 2 lansues
  • 2 osa
  • 1 predh e minahadhësit
  • 21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj
  • 20 predha të tromblonit
  • 2 mbushës të barutit
  • 10 armë të gjata automatike
  • 1 revole
  • 1 shurdhues të armëve
  • 51 karikatorë të armëve të gjata
  • 5 karikatorë të armëve të shkurtëra
  • 5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm
  • 18 koktej molotovi
  • 17 mjete piroteknike
  • 14 mjete tymosëse
  • 5 thika ushtarake
  • 11 jelekë antiplumb dhe taktik
  • 9 unifroma ushtarake
  • 1 dylbi
  • Maska kundër helmimit nga gazi
  • 1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve
  • Telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve./Limit.al