Ballina Kosova 20 persona me maska dhunojnë dy shqiptarë në Mitrovicë

20 persona me maska dhunojnë dy shqiptarë në Mitrovicë

KOSOVË– Sulmohen dhe dhunohen dy shqiptarë në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës. Pas qarkullimit të lajmit në media kjo është konfirmuar dhe nga Policia, e cila përmes një njoftimi bën me dije se dy djemtë janë dhunuar nga të paktën 15-20 persona mes të cilëve kishte dhe njerëz me maska. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet. Dy shqiptarët kanë pësuar lëndime në trup dhe fytyrë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.