Ballina Aktualitet Familjarët e të riut që humbi jetën pasi e zuri korenti përplasen...

Familjarët e të riut që humbi jetën pasi e zuri korenti përplasen fizikisht me mjekët në spitalin e Vlorës!

VLORË– Disa persona mes të cilëve dhe një efektiv policie kanë mbetur të lënduar lehtë pas një përplasje të regjistruar në ambientet e spitalit të Vlorës mes familjarëve të një 35-vjeçari, që fatkeqësisht ndërroi jetë dy ditë më para pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, mjekëve dhe Policisë.

Raportohet se familjarët e të ndjerit Arbër Ferati pretendojnë se i riu ka mbërritur me shenja jete në spital por ambulancës nuk i është hapur dera duke vonuar dhënien e ndihmës. Sipas tyre këto minuta kanë qenë fatale për të riun.

Për të qetësuar sityuatën ka hyrë dhe Policia por siç duket në pamje në këtë moment ka nisur një përplasje mes mjekëve, familjarëve të viktimës dhe Policisë. Në lidhje me ngjarjes bëhet me dije se disa familjarë janë shoqëruar në Polici dhe po meren në pyetje./Limit.al