SARANDË– Refat Kolodashi, 55 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë këtë të mërkurë në Sarandë pasi ishte rrëzuar nga ashensori duke marrë plagë të rënda në trup e kokë. Pas dhënies së ndihmës së parë ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës.
Ende nuk bëhet me dije gjendja e të plagosurit, ndërkohë që nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga Policia e Sarandës në lidhje me rrethanat e ngjarjes.