Ballina Kryesore Luiza Gega arrin tjetër sukses/Fiton në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës

Luiza Gega arrin tjetër sukses/Fiton në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës

Luiza Gega, atletja jonë ka fituar sot garën e 5000 metrave në Europianin Ekipor që po zhvillohet në Krakov të Polonisë.

Sportistja jonë ka mposhtur Salpeter, duke marrë kështu pikët maksimale në garën e 5000 metrave për femra.

Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli.

Pas fitores së sotme ajo për mediat u shpreh se:

“Nuk ishte një garë e lehtë, atletja që doli e dyta është treta në botë, ka dalë kampione Europe në 2018-ën. U përpoqa të mbaja ritmin, isha komode dhe e dija që jam më e shpejtë se ajo.

U përpoqa të mos vrapoja shpejt, ruajta energji për garën time të 3000 mijë metrave që kam pasnesër, ku dua të kap një kohë sa më të shpejtë. Do të kem rivale të forta, por do të mundohem në maksimum”, – tha Luiza Gega pas garës.