Ballina Kryesore Gabimet që nuk duhet të bëni asnjëherë kur gatuani vezë të rrahura

Gabimet që nuk duhet të bëni asnjëherë kur gatuani vezë të rrahura

Vezët e sidomos ato të rrahurat me djathë e të skuqura në tigan janë ushqimi më i preferuar i mëngjeseve në tavolinat e çdo familje.

Shija e tyre e butë dhe e lehtë për stomakun është ideale për të filluar ditën plot energji.

Megjithëse konsiderohet si një nga gatimet më të lehta për t’u përgatitur, jo gjithnjë vezët e rrahura dalin në mënyrën e dëshiruar.

Kjo mund të ndodhë për disa arsye që nisin që nga cilësia e vezëve, gjalpit, djathit apo edhe nga disa gabime të vogla që mund të bëni gjatë përgatitjes.

Në këtë artikull ju tregojmë se çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë gjatë përgatitjes së vezëve të rrahura.

Për të përfituar kështu shijen e mrekullueshme të tyre sa herë që dëshironi.

Ruajtja e vezëve

Megjithëse mund të duket e parëndësishme, vendi ku vendosni të ruani apo konservoni kokrrat e vezëve.

Idealja është që vezët të mbahen në kartonët e bërë posaçërisht për to brenda në frigorifer.

Përveçse ruhen nga thyerja ato qëndrojnë të izoluara nga ushqimet e tjera që mund të ndodhen në frigorifer.

Bëni kujdes që të mos i lini ato afër ndonjë ushqimi me aromë të fortë siç është peshku. Kjo pasi lëvozhga e vezëve ka veti të përthithë aromat e forta të jashtme.

Ndaj nëse doni që vezët tuaja të kenë shijen e tyre karakteristike, mbajini në vende sa më të freskëta dhe të mbyllura në kartonë të veçantë.

Gjithashtu kini kujdes që të mos i ruani tek dera e frigoriferit, megjithëse aty mund të ndodhet një vend i posaçëm për to.

Ekspertët e sigurisë ushqimore të cilëve i’u referohet Limit.al shpjegojnë se ajri që kalon tek dera sa herë që frigoriferi juaj hapet dhe mbyllet mund të prishë dhe t’ju heqë shijen vezëve tuaja.

Kur hidhet kripa dhe piperi?

Nëse shtoni kripën apo piperin tek vezët përpara proçesit të gatimit, vezët tuaja të rrahura do të dalin të ujëshme.

Në vend të kësaj metode, shtojeni kripën pak para se të fikni zjarrin dhe përziejeni mirë masën e krijuar.

Të njëjtën gjë bëni edhe me piperin apo erëza të tjera, shtojini në fund për më shumë shije.

Si t’i përzieni?

Pasi t’i keni rrahur dhe përzier me përbërësit që dëshironi, tek proçesi i skuqjes në tigan bëni kujdes me një detaj të vogël.

Gjithnjë përdorni një lugë druri apo spatula plastike të posaçme për kuzhinë.

Në mënyrë që të arrini të përzieni siç duhet vezën tuaj të rrahur dhe pa u ngjitur.

Bëjeni këtë gjë vazhdimisht derisa vezët të jenë gati që ato të mos digjen dhe thahen.