Ballina Aktualitet Të rinjtë kanë “alergji” nga martesa?

Të rinjtë kanë “alergji” nga martesa?

Të rinjtë e sotëm po tremben gjithnjë e më shumë nga kurorëzimi. Të dhënat tregojnë se martesat janë tkurrur me 18% dhe sipas sociologëve, ky është kthyer tashmë në një fenomen shumë shqetësues.

“Shtyrja e moshës së martesës vjen për shkak të emigrimit. Ka një lloj ndryshimi të stilit të jetesës. Të ndryshosh stilin e jetesës do të thotë të ndryshosh fokusin. Të rinjtë sot nuk e kanë më fokusin të martohen, të krijojnë një marrëdhënie dhe më pas të krijojnë një familje, të bëjnë fëmijë dhe të gjithë përkushtimin t’ua dedikojnë fëmijëve. Sot të rinjtë duan të kenë një profesion, të fitojnë të ardhura, këto të ardhura të shumohen dhe të kenë një mirëqenie të tyren ekonomike, por edhe një zhvillim që ka të bëjë me karrierën, me profesionin“- tha sociologia Marsida Simo për emisionin “Më lër të flas”.

Alergji nga martesa, por çfarë mendojnë shqiptarët?

“Po çfarë të martohen këtu moj shpirt, pa punë pa gjë, çfarë të jetojnë këtu”- tha një qytetare, e cila shprehet se është pro martesës dhe se ajo është gjëja më të shenjtë.

“Pro martesës gjithmon”- tha një tjetër qytetar në mesmoshë.

“Bashkëjetesë më mirë”- tha një i ri.

Martesa është gjithçka, bashkëjetesa nuk më pëlqen”- tha një tjetër qytetare e moshuar.

Të rinjtë nuk martohen sepse kërkojnë mirë e më mirë, gjuajnë lule më lule, nga s’luajnë e s’bredhin dhe në fund shkojnë e marrin atë ferrin”- tha një e moshuar.

“Të rinjtë nuk e vlerësojnë jetën që do të vijë më pas”- tha një tjetër qytetar në mesmoshë. Ndërkohë një i moshuar e ka konsideruar martesën si “një e keqe e domosdoshme”.