Ballina Kryesore Vendet më të rrezikshme në botë

Vendet më të rrezikshme në botë

Shumë njerëz kanë nevojë të dalin nga zona e tyre e komfortit dhe të rrezikojnë disi duke provuar aventura të reja. E kur bëhet fjalë për udhëtimet, në shumë raste aventurat kanë rezultuar fatale. Por, a keni menduar ndonjëherë si është të gjendesh në vendet më të rrezikshme të botës?

-“Lugina e Vdekjes”, USA

Nisur dhe nga emri besojmë është e kuptueshme. “Lugina e Vdekjes” është ndër më të rrezikshmet në botë. E vendosur midis Nevadës dhe Kalifornisë, kjo luginë është pika më e ulët në Amerikën e Veriut që njihet edhe si vendi i ekstremeve. Lugina ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë në planetin tonë, pra 134 °F (56.7 °C). Aktori i Harry Potter, Dave Legeno është një nga personat që humbi jetën në vapën përvëluese të Luginës së Vdekjes. Gjithashtu, është ende një mister që shkëmbinjtë e rëndë zhvendosen nga viti në vit me disa metra në Luginën e Vdekjes. “Duke sfiduar çdo logjikë, rëra këndon, nëse e dëgjon nga afër”, shprehen studiuesit. Toka me kodra të gërryera, kratere, specie të rralla peshqish, qiej më të errët dhe shumë të tjera e bën atë një nga destinacionet më sfiduese në botë.

-“Volcano Tours” në Hawaii, USA

Toka e Hawait është magjepsëse, por ka një tjetër realitet përtej plazheve të qeta dhe luleve. Po, është ndër vendet e rrezikshme turistike në botë. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku do të shihni vullkane aktive nga afër si në Ishujt Havai. Parku Kombëtar i Vullkaneve të Hawait ka raportuar shumë vdekje në të kaluarën për shkak të avujve të llavës, shkëmbinjve apo ujit përvëlues të oqeaneve.

-“Ishulli i Gjarpërinjve” Brazil

I konsideruar si një nga vendet më vdekjeprurëse, ishulli i gjarpërinjve në Brazil. Ky ishull ka numrin më të madh të gjarpërinjve në botë. Sipas hulumtimeve ka një gjapër për çdo metër katror dhe ata janë aq helmues sa një kafshim mund të shkatërrojë trupin e njeriut për punë sekondash. Ky ishull është i vetmi vend në botë ku gjendet nëpërka me kokë të artë dhe gjarpri më helmues në botë, Bothrops.
Për shkak të rrezikut jashtëzakonisht të lartë për turistët, qeveria braziliane e ka ndaluar rreptësisht turizmin në këtë zonë.

-Mali “Skellig Michael” në Irlandë

Ishulli shkëmbor i vendosur pak larg bregut perëndimor të Irlandës është një nga destinacionet e rrezikshme turistike në botë. Kushtet atmosferike, valët e trazuara të detit, rënia e shkëmbinjve janë elementë që e bëjnë turizmin thuajse të pamundur. Numri i turistëve në këtë vend është i kufizuar.

-Liqeni “Natron” në Tanzani

Liqeni i rrezikshëm i kripës në Tanzaninë veriore është një nga zonat më kaotike në tokë. Një iluzion që krijohet prej ujërave reflektues ka shkaktuar ngordhjen e shumë kafshëve, por edhe humbje në jetë njerëzish. Ujërat reflektues dhe me shumë kimikate të liqenit duken si një derë xhami që mashtron zogjtë që fluturojnë duke menduar se po fluturojnë mbi një hapësirë boshe. Në momentin që zbarkojnë në liqen, trupi i tyre gërryhet brenda pak minutash. Disa vite më parë, një pilot helikopteri u bë pre e të njëjtit iluzion dhe helikopteri i tij u rrëzua dhe u gërrye me shpejtësi nga uji alkalik i liqenit vdekjeprurës. Pamja spektakolare e këtij liqeni të frikshëm tërheq shumë studiues, fotografë dhe turistë drejt tij, megjithatë, duhet pasur kujdes kur vizitoni këtë vend të rrezikshëm në Afrikë.

-Fshati Oymyakon në Siberi

Ky fshat i largët është vendi më i ftohtë i banuar në Tokë. Në vitin 1924, temperatura ra në 96 gradë nën zero Fahrenheit që në vetvete është një rekord që asnjë vend tjetër në tokë nuk e ka regjistruar ndonjëherë. Një person që viziton këtë vend duhet të jetë tepër i guximshëm pasi thuhet se atje edhe qerpikët apo pështyma kthehet në akull në pak sekonda.

-Shkretëtira Danakil në Etiopi

Vendi më i nxehtë në tokë, shkretëtira Danakil në Etiopi është një nga vendet më të thata dhe më të ulëta në planet që duket si një tokë alienësh. Kjo shkretëtirë vdekjeprurëse shtrihet në skajin verior të Luginës së Riftit të Madh dhe eksplorimi i këtij rajoni kërkon vozitje për orë të tëra në rrugët me gunga dhe pluhur. Toka djerrë është shtëpia e shumë vullkaneve aktive.

-Bregu i Skeletit” në Namibi

Absolutisht i zymtë! Bregu i Skeletit nga vetë emri është i frikshëm, pasi atje gjenden kocka kafshësh të shpërndara kudo.

-Mali “Washington” USA

Një nga vendet më të rrezikshme të Amerikës, mali “Washington” mban rekordin botëror për erërat më të shpejta në sipërfaqen e Tokës që ka regjistruar shpejtësi deri në 203 milje në orë. Jo vetëm erërat e forta, por edhe temperaturat që bien deri në minus 40 gradë e bëjnë ekspeditën në këtë mal shumë më të vështirë nga sa mund të imagjinohet.

-Porta e Ferrit” Turkmenistan

Një krater masiv i krijuar nga njeriu që ka djegur gaz metan për dekada është një fatkeqësi që ndodhi vetëm për shkak të llogaritjeve të gabuara nga shkencëtarët. Pra, ky është një nga vendimet më vdekjeprurëse të marra ndonjëherë nga njerëzit. Për të ruajtur cilësinë e ajrit të shkretëtirës së Karakumit, shkencëtarët menduan se djegia e gazit natyror do të ishte një zgjidhje e shpejtë pasi zjarri do të shuhet brenda disa javësh dhe më pas cilësia e ajrit do të vazhdojë si normale. Por përkundrazi, flakët vijojnë ende sot edhe pasi ka kaluar gati gjysmë shekulli. Fatale dhe e trishtueshme!

-Ishulli “North Sentinel” në Andamas të Indisë

Të rrezikshëm dhe plot mister! Ishujt Sentinel të Veriut në Andamas janë vendi ku evolucioni është afër zeros. Fiset këtu janë krejtësisht të izoluar nga urbanizimi. Besohet se Sentinelezët, pra banorët e këtij vendi janë gjuetarë dhe mbijetojnë përmes burimeve natyrore. Thuhet se ata janë të lumtur me atë lloj jetese dhe në rast se një i huaj shkel aty, do të ndeshet me shigjetat e njëpasnjëshme të vendasve. Ata nuk janë aspak mikëpritës. Hyrja atje është rreptësisht e ndaluar.

-Parku Kombëtar “Madidi” në Bolivi

Keni dëgjuar për Xhunglën Parajsë? Parku Kombëtar Madidi në Bolivi është një shembull i shkëlqyer.
Është shtëpia e faunës më helmuese në botë, me bimë që shkaktojnë irritim, skuqje e deri në marramendje. Çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet me parazitë tropikale. Nëse po planifikoni të vizitoni këtë bukuri të Arizonës, atëherë sigurohuni që të shkoni në një turne me udhëtarë profesionistë dhe të trajnuar mirë.