Përbërësit:
220 gr makarona të vogla
1 lgj vaj ulliri
3 thelpinj hudhre, të grira
1 kanaçe me domate të pjekura
1 lgj lëng limoni
1/2 gote gjizë
1/2 gotë ujë nga i makaronave
Përgatitja:
Filloni me zierjen e makaronave sipas udhëzimeve të paketimit dhe mos harroni të ruani një gotë ujë për të holluar më pas salcën.
Në një tenxhere të madhe shtoni vajin e ullirit dhe hudhrën dhe kaurdisni në zjarr të ulët për 3 minuta. Shtoni domatet dhe lëngun e limonit. Ziejini për 10-12 minuta ose derisa shumica e lëngjeve të avullojnë.
Në një mikser, shtoni me kujdes domatet e gatuara, gjizën dhe 1/2 gote ujë nga i makaronave. Përpunojeni masën derisa përbërësit të bashkohen plotësisht. Sigurohuni që avulli të dalë nga mikseri nëse uji i makaronave dhe domatet janë të nxehta. Shtoni ujë sërisht, nëse është e nevojshme.
Bashkoni makaronat me salcën. Jepini shije me kripë, nëse është e nevojshme.
Ju bëftë mirë!