Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm, vendimin e GJKKO-së, i cili la në masën shtrënguese ‘Arrest me burg’, ish-kryetarin e bashkisë Durrës.
Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Vangjush Dako ka paraqitur në Apel kërkesën për ndryshim mase, ndërsa togat e zeza të kësaj gjykate pritet të përcaktojnë datën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e gjyqtarit, i cili do të vendosë lidhur me këtë çështje.
Kujtojmë se në seancën e vlerësimit të masës, ish-kryebashkiaku kërkoi detyrim paraqitje, arrest shtëpie ose garanci pasurore, duke e konsideruar masën shtrënguese ‘Arrest në burg’ si të padrejtë./Limit.al