BOSNJE-HERCEGOVINË– Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Bosnje dhe Hercegovinë. Raportohet se një nxënës, tashmë i shoqëruar në polici ka shkuar i armatosur në shkollë dhe ka hapur zjarr. Raportohet për disa të plagosur, mes tyre dhe djali i politikanit të njohur Ismet Osmanoviç. Ndërkohë nuk raportohet për fëmijë të lënduar.
I mituri, i cili rezulton i përjashtuar nga shkolla për sjellje të pahijshme ka qëlluar drejt mësuesit të tij. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se po i nënshtrohet një operacioni.
Kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç ka kërkuar nga prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik ndërsa ngjarjen e ka cilësuar si të rëndë dhe të trishtë./Limit.al