Ballina Kosova FOTO+VIDEO/ ALARM në veri të Kosovës! Policia arreston një nga organizatorët e...

FOTO+VIDEO/ ALARM në veri të Kosovës! Policia arreston një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR, 3 policë të lënduar

KOSOVË– Sërish tensione në veri të Kosovës ku sirenat e alarmit po dëgjohen në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se Policia ka arrestuar pak minuta më parë një prej një prej organizatorëve të dhunës së ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR gjatë protestave të dhunshme të mbajtura në Zveçan.

Milun Milenkovic i njohur me nofkën Lune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”. Tre policië kanë mbetur të plagosur gjatë aksionit të Policisë.

Xhelal SveçlaPolicia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan. Gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë. Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset.

Arrestimi i tij ka nxjerrë sërish në rrugë serbët të cilët tashmë po protestojnë për lirimin e tij. Një pjesë e madhe e tyre janë me maska, që dyshohet të jenë anëtarë të grupeve të ngjashme kriminale. Në anën tjetër, shumë forca të Policisë janë parë të qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve.

Millun Millenkoviç i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush është ai? Millun Millenkoviçi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit. Megjithatë, Millenkoviç është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në një veprim që i la të lënduar tre zyrtarë policorë të vendit dhe që mblodhi protestues serbë në Mitrovicë të Veriut.

Çfarë dihet për Millenkoviçin?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar Millenkoviçin si “një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it” si dhe prijës të “bandave kriminale ndër vite”.

Xhelal Sveçla: Millenkoviç Llune është një ish-kikboksier që tashmë merret edhe si trajner i këtij sporti. Ai madje është intervistuar edhe në disa media lidhur me pasionin e tij për boksin, duke folur nga klubi i tij. Ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë./Limit.al