Ballina Kryesore Vendi ku njerëzit duhet të paguajnë për të bërë foto

Vendi ku njerëzit duhet të paguajnë për të bërë foto

Ka kohë që në Iseltwaldit të Zvicrës është një pjesë shumë e kërkuar nga fansa të Netflix nga Azia për muaj të tërë dhe tani, komuna ka ndërmarr masa, ku duhet të jepni para për tu fotografuar, përcjell albinfo.ch.

Që kur një serial kulti korean u filmua në Iseltwald, komuna e vogël në Berner Oberland është vërshuar nga turistët.

Thuhet se fansat e hitit të Netflix “Crash Landing on You” udhëtojnë një rrugë të tërë nëpër botë për të bërë një selfie në fshat. Konkretisht ata po luftojnë për urën mbi të cilën heroi i bie pianos në shfaqje.

Duke qenë se fshati nuk fitonte asgjë nga turistët, gjërat tanimë janë ndryshe.

Komuna tregon se shumë turistë nga bota bënin ndonjë selfie dhe largoheshin pa kurrfarë shpenzimi.

Rreth një muaj më parë, Iseltwaldi më në fund reagoi dhe zbatoi masa për ta bërë vërshimin më të durueshëm.

Që atëherë është vendosur një derë rrotulluese përballë urës popullore për këmbësorë. Nëse doni një selfie, duhet të paguani pesë franga. Gjithashtu, rrjeti i transportit publik u zgjerua dhe u vendos një tarifë për autobusët. Qëllimi: për të fituar diçka nga vërshimi i turistëve dhe për të shpërndarë më mirë fluksin e vizitorëve.