Ballina Aktualitet Kush po e përçan PD-në?! ‘Karrigia e lakmuar’ e kryetarit dhe demokratët...

Kush po e përçan PD-në?! ‘Karrigia e lakmuar’ e kryetarit dhe demokratët e mbetur ‘rrugëve’ në ‘krizë’ liderishipi

Nga Edon KUQI

Partia Demokratike është në kaos total. Kush thotë të kundërtën e bën kinse dhe i intereson që kjo gjendje të vijojë e njëjtë. Beteja për karrigen e kryetarit të opozitës sot është kthyer në një betejë të ashpër saqë palët po luftojmë më shumë për të se për atë të kryeministrit. Në javët e fundit duket se rikthimi i Lulzim Bashës trazoi sërish ujërat e kampit opozitar duke bërë dhe Sali Berishën ta kthejë vëmendjen nga ai por pa e humbur fokusin nga ajo që kryedemokrati e quan “farsë elektorale”.

Pas një heshtje të gjatë dhe humbjesh të njëpasnjëshme Lulzim Basha vendosi që jo vetëm të rikthehet në politikën aktive por të marrë sërish çelësat e zyrës që duket se e la “de juro” por “de facto” thuhet se e drejtoi në heshtje PD zyrtare ose siç njihet tashmë në gjuhën e gazetarëve dhe jo vetëm si PD-ja e “vulës” pas vendimit të Apelit që i dorëzoi Enkelejd Alibeajt vulën e demokratëve, të cilët dhe në zgjedhjet e 14 majit u futën të ndarë dhe humbën thellë.

Analiza e thellë në PD pas humbjes po trumbetohet si zgjidhja e problemit në kampin blu por në fakt nga të dyja krahët e copëtaura të PD po përdoret për të sulmuar njëri-tjretrin ndërkohë që Edi Rama dhe pse në mandatin e tij të tretë vijon të marrë ‘fitore” të thella madje duke u rrëzuar demokratëve kalanë e Shkodrës ndërsa këta të fundit si të vetmen fitrore që ia vlen më shumë të quhet e tillë është rimarrja e Kavajës.

Dhe pse shumëkush priste një fitore të thelë për opozitën në 14 maji pasi dhe pritshmëritë nga liderët politikë ishin të mëdha madje dhe dy ditë para ditës së ‘madhe’ që i dha Edi Ramës një mavijosje tjetër të hartës së Shqipërisë Sali Berisha dhe Ilir Meta premtuan fitore të thellë për atë që më pas do e quanin “masakër elektorale” duke u rikthyer në zhargonin e Lulzim Bashës, i cili duke shfrytëzuar humbjen vjen si i “rilindur” por me teza të vjetra që s’dihet në do e shpëtojnë varkën e opozitarizmit apo do e mbysin më keq.

Ndërkohë nga ana e tij Sali Berisha qëndron i palëkundur se nuk do të tërhqiet dhe pse zërat në koridoret e politkës thonë se dhe të tijët e afërt nuk e duan në karrigën e kryetarit por askush nuk ka guxim të ja thotë dhe fatkeqësisht akoma më e vështirë ta zëvendësojnë. Por ndërkohë që në Partinë Demokratike të Rithemelimit ka rënë një heshtje “mortjeje’ përveç Sali Berishës që del në deklarata për mediat, në PD e ‘vulës” kanë nisur përplasjet për “karrigen e lakmuar” të kryetarit të opozitës. Njëri “mburret” me 700 mijë votat e marra në parlamentaret e 2021-shit kur opozita ishte ndryshe tjetri me 500 mijë vota e marra i vetëm në 14 maj, të dy nuk morën dot fitoren e zgjedhjeve por vetëm atë të brendshmen brenda partisë.

Dorëheqja e Enkelejd Alibeajt duket se u bë për ti japur rrugë afrimit të Bashës dhe pse shumë emra të rëndësishme mes tyre dhe “besniku” i tij Gazment Bardhi janë kundër. Kur thuhej se ajo pjesë e PD është më e kulturuara dhe pro europiane pak ditë më parë disa mbështetës të Lulzim Bashë vërtetuan të kundërtën. Kërcënimet dhe fyerjet ndaj deputetëve që nuk mbështesin rikthimin e Bashës u pa nga këta të fundit dhe kolegët e tyre si një formë e re që Lulzim Basha kërkon të bëjë politikë dhe me sa duket ti tregojë forcën “babait” politik që e “vrau” më 9 shtator, ditën kur e largoi nga grupi parlamentar pas shpallje “non grata” nga SHBA.

Ndërkohë që në Partinë Demokratike zyrtare që tashmë pas rikthimit të Bashës po njihet sërish si PD e Bashës ka nisur “lufta” për kryetarin nga ana tjetër kryetari duket se nuk do të ikë dhe ata që rrinë nga pas nuk kanë guxim të ia kërkojnë diçka të tillë. Nga kjo gjendja ku duket se është sot Partia Demokratike fiton vetëm kryeministri Edi Rama, i cili në mandatin e tretë me gjithë skandalet që kanë plasur, ish-ministrat e kryebashkiakët në burg duhet të ishte i dobët përkundrazi është më i fortë pasi përballë tij nuk ka një front të bashkuar opozitar por pjesë të ndara që luftojnë për një “karrige” a thua se ajo e kryeopozitarit është me “mjaltë” që bën magjinë e pasurimit dhe një pushteti që me sa duket është fort I lakmueshëm.

Nëse nuk do të ketë zgjedhje të lira brenda partisë më të madhe opozitare nuk mundet ti kërkohen Ramës zgjedhje të lira. Nëse nuk shuhet konflikti i brendshëm në vitin 2025 do të përcillet me të njëjtin trumbetim fitorja e thellë e mazhorancës socialiste ndërkohë që opozitarët do të jenë duke qarë në krahët e ndarë të PD-së që duket shumë larg se do të bashkohen. Kush fiton dhe kush humbet nga kjo gjendje e sotme e Partisë Demokratike kjo duket qartë por se kurrë do të marrë fund fund makthi I humbjes së demokratëve kjo nuk dihet….!!!/Limit.al