Ballina Kryesore Çfarë duhet të bëni pasi keni konsumuar ushqim të shpejtë?

Çfarë duhet të bëni pasi keni konsumuar ushqim të shpejtë?

Pasi të keni ngrënë ushqim të shpejtë të njohur si fast-food, ekspertët rekomandaojnë ndërmarrjen e një sërë veprimesh.

E para dhe kryesorja është konsumimi i ujit.

Siç njihet botërisht, ushqimet e shpejta janë të dëmshme për organizmin dhe mund të krijojnë telashe në rast se nuk ndërmerren masat. Uji bën largimin e toksinave të mbetura dhe ia mundëson organizimit një qarkullim normal e më të lirshëm të gjakut, shkruan revista “Eat This, Not That”.

Gjithashtu, ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium mund të ndihmojnë në lehtësim. Ushqimet që kanë kalium përfshijnë bananet, portokallet, fasulet e zeza, avokadon dhe spinaqin.

Pasi të keni konsumuar ushqime të shpejta, konsumoni diçka nga produktet e lartcekura për ta zvogëluar “dëmin”, ndërsa edhe marrja me ushtrime fizike mund të ndihmojë.

Është e rekomanduar edhe konsumimi i farave, mollëve, kumbullave dhe dardhave.