Ballina Kryesore Finalja e Champions League, rrugëtimi deri në Stamboll, City kërkon tripletën, Interi...

Finalja e Champions League, rrugëtimi deri në Stamboll, City kërkon tripletën, Interi lavdinë

Superfuqia aktuale e futbollit, Manchester City kundër pasionit dhe shpirtit të garës së Interit.

Është kjo finalja e madhe e UEFA Champions League që do të startoj mbrëmjen e sotme në orën 21:00, në Stadiumin Olimpik ‘Ataturk’ të Stambollit.

Skuadra angleze, me në krye Pep Guardiolën kërkojnë trofeun e parë në këtë kompeticion, ndërkohë që kërkojnë të hyjnë në histori, duke fituar tripletën.

Nga ana tjetër, Interi me në krye Simone Inzaghin kërkojnë lavdinë, duke tentuar triumfin e katërt në Ligën e Kampionëve.

Rrugëtimi i të dyja ekipeve, deri në Turqi nuk ka qenë aspak i lehtë për anglezët dhe italianët, por ata ja dolën të kalonin çdo pengesë.

City arriti të renditej i pari në grupin G, duke grumbulluar në total 14 pikë, e duke lënë pas në klasifikim Dortmund-in, Sevilla-n dhe Copenhagen-in.

Në fazën e 1/16-ve, të besuarit e Guardiolës kaluan pa problem RB Leipzig, duke i shkatërruar në ‘Etihad’ 7-0, teksa takimi i parë kishte përfunduar 1-1.

Më tej, ekipi anglez mposhti një ndër pretedentët e këtij turneu si Bayern Munich. City fitoi ndaj bavarezëve në Angli 3-0, ndërsa u mjaftua me një barazim 1-1 në Gjermani, për të prerë biletën për në gjysmë-finale.

Në gjysmë-finale, klubi nga Manchesteri eleminoi ‘mbretërit’ e Champions League, Realin e Madridit.

Një barazim 1-1 në ‘Santiago Bernabeu’ dhe triumfi 4-0 në shtëpi mjaftoi për të shkuar në finale.

Nga krahu tjetër, Inter arriti të kaloj një grup tejet të vështirë. Zikaltërit u renditën të dytët në grupin C, ku bënin pjesë edhe Bayern Munich, Barcelona dhe Plzen.

Në fazat me eleminin direkt, të besuarit e Inzaghit kaluan portugezët e Portos dhe Benficës, deri në mbërritjen në gjysmë-finale ndaj rivalëve të qytetit, Milanin.

Inter dominoi ndaj ‘kuqezinjve’ në të dyja sfidat, duke arritur suksesin me rezultatin e përgjithshëm 3-0./Limit.al