Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të VIP-ave” (Kepi i Tundimeve) ndërsa janë zbuluar dy emra të rinj që do të bëhen pjesë e këtij programi.
Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.
Personazhet do të qëndrojnë në një vilë luksoze në Bodrum, Turqi.
“Iconstyle” bën me dije se pjesë e kastit do të jenë Livia Brunga, konkurrente e Për’puthen dhe Erisa Haxhiu, Miss Prishtina 2020.
Ndër emrat e banorëve të BBV përmenden Ronaldo Sharka, Jori Delli dhe Keisi Medini.
Pritet që në ditët në vijim të zbulohen edhe personazhe të tjerë.
Kiara Tito paralajmëroi se në këtë reality-show do të vijë diçka e madhe.
“Mbërritëm më në fund në destinacion, jemi në Bodrum. Po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur. Do t’ju pëlqejë pafund. Nuk po zbuloj më tepër, por kini parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë,” tha Kiara në një video për Top Channel.