Ballina Aktualitet Operacion antidrogë në Mat, arrestohet 35-vjeçari! U kap duke punuar në parcelë

Operacion antidrogë në Mat, arrestohet 35-vjeçari! U kap duke punuar në parcelë

MAT– Aksion antidrogë në Mat. Raportohet se në kuadër të operacionit “Kreshta të pastra” janë zbuluar 350 binë kanabis. Përmes një njoftimi Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 35-vjeçar i identifikuar si Taulant Tatraku.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare. Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 350 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat. 33-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët, i cili tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij. Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull, 350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi T.T., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë. Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.