Ballina ED/OP As Kurti nuk është kundër të Gjithëve, As të Gjithë nuk janë...

As Kurti nuk është kundër të Gjithëve, As të Gjithë nuk janë kundër Kurtit…!

Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë
 
Po më duket shqetësues fakti se në shumë media, në disa komente e opinione të politikanëve, diplomatëve, analistëve, po deklarohen: -“Të gjithë janë kundër Kurtit”- Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
 
Në fakt duhet deklaruar ndryshe: jemi pro apo kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qysh në Nenin e Parë të saj sanksionon: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.
Realisht e konkretisht Kurti– Kryeministër i Republikës së Kosovës, është me/për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008 për të cilën ishin e mbeten në dakordësi edhe faktori ndërkombëtar, Shtetet e KUINT-it, NATO, BE, etj.
 
Kryeministri Kurti edhe me aktet e hapat në Veri të Kosovës, edhe të ditëve të fundit, është për Kosovën “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, sepse po lufton për secilën nga këta elementë/faktorë kushtetues të Nenit të parë të Kushtetutës, sepse njërit prej këtyre faktorëve/elementëve t’i heqim atëherë bie Shtetësia e Kosovës, bie Kosova…!