Ballina Kryesore Ja disa erëza që kurrë nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj

Ja disa erëza që kurrë nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj

Njerëz anë e mbanë botës, për shekuj me rradhë kanë njohur fuqinë shëruese të bimëve dhe erëzave.

Artigatimit.com do t’ju tregojë më poshtë arsyet përse ato janë kaq të mira:

  • Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë ose ndryshe njihet si antibiotiku natyral më i fuqishëm. Ai lehtëson inflamacionin, ngadalëson kancerin, trajton depresionin dhe shumë gjëra të tjera.

  • Xhenxhefili

Xhenxhefili është një oksidant i fuqishëm që pastron trupin tonë nga helmet. Ai gjithashtu qetëson të përzierat, lufton dhimbjen e artritit.

  • Speci Cayenne

Speci Cayenne është i shkëlqyer për shërimin e reumatizmës, nervit shiatik. Ai trajton asmën bronkiale, si dhe manifestimet alergjike. Speci Cayenne heq oreksin dhe rrit metabolizmin.

  • Kanellë

Kanella është një erëz e cila rekomandohet për përmirësimin e problemeve me qarkullimin e gjakut, rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti. Kanella është një antikoagulant i fuqishëm.

  • Hudhra

Hudhra përmirëson funlsionin kognitiv të njerëzve të moshuar. Hudhra na mbron nga sëmundjet neurodegjeneruese, parandalon dëmtimin e trurit pas ishemisë. Ai mbron qelizat nervore nga apoptoza, parandalon vdekjen e qelizave oksiduese të shkaktuara nga beta-amiloid.

  • Rozmarina

Rozmarina përmirëson funksionimin dhe gjendjen e trurit. Ajo gjithashtu ndihmon në zgjatjen e flokëve.

  • Qepujka

Qepujkat janë një kurë e mirë natyrale kundër radikaleve të lira. Ato shërbejnë edhe për të detoksifikuar trupin dhe ulur shanset e prekjes nga alergjitë ndaj ushqimit. Në botë qepujkat përdoren për të shëruar fytin e acaruar, fryrjet, infeksionet, etj.