Hyn në fuqi struktura e re, dy Komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve kibernetike dhe problemeve në shkolla

Me fillimin e muajit qershor, Policia e Shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime në mënyrën e organizimit të punës së saj.

Prej kësaj të enjte, Komisariati i Kavajës që ishtë nën varësinë e Drejtorisë së Tiranës, do t’i kalojë në juridiksion Drejtorisë së Policisë Durrës.

Po ashtu edhe Komisariati i Krujës është prekur nga këto ndryshime. Drejtoria e Tiranës tashmë e ka nën varësi të saj këtë Komisariat, që jo pak është përballur me ngjarje kriminale dhe me personazhe të botës së krimit.

Këto ndryshime u panë të nevojshme edhe pas miratimit të hartës së re gjyqësore, çka solli edhe shkrirjen e disa prej Prokurorive në vend. Këto lëvizje në strukturë pritet të sjellin përforcime tek sektori i krimeve të rënda, për të cilën fokusi do të jetë tek hetimi dhe zbulimi i krimeve të zhvilluara nga grupet kriminale.

E ndërsa për krimet që vijnë si pasojë e konflikteve të çastit apo brenda familjes, do të vihet në zbatim një sektor i ri.

Një tjetër ndryshim interesant ka të bëjë me vëmendjen ndaj krimeve kibernetikë. Prej kësaj të enjteje çdo drejtori vendore e Policisë do të këtë një sektor vetëm për hetimeve e këtyre krimeve.

Shtimi i rasteve ku adoleshentet apo të miturit konfliktohen brenda apo në afërsi të ambjeteve të arsimore, ka shtyrë policinë të rris sigurinë. Nga ekspertët është menduar që në çdo Komisariat të ketë 3 specialist zone, të cilët në juridiksionin e tyre të shqyrtojë problematikat që vijnë konfliktet në afërsi apo brenda shkollës./oranews/Limit.al