SERBI– Partia Progresive Serbe (SNS) sot do të marrë vendime të rëndësishme sot në Kragujevc. Pas më shumë se një dekade do të ketë një zhvillim të rëndësishëm pasi dje lideri shumëvjeçar i SNS, presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri me dije se nuk do të ishte më në krye të Partisë.
Pyetja është se kush mund ta pasojë atë?
Asambleja e jashtëzakonshme e SNS do të mbledhë sot në Kragujevc rreth 4000 delegatë të cilët do të vendosin për udhëheqjen e re të partisë. Bojan Klaçar, drejtor programi i Cesid, thotë për “Blic” se mes kujt do të luhet beteja për pasuesin e Vuçiç.
“EDuhet të jetë dikush nga rrethi më i ngushtë i njerëzve rreth Vuçiçit. Në thelb dihet se cilët janë nënkryetarët dhe njerëzit në të cilët ai ka më shumë besim, e në to sigurisht janë Ana Brnabiç, Sinisha Mali, Millosh Vuçeviç dhe Marko Gjuriç,”, thekson Klaçar.
Një gjë është shumë e rëndësishme në këtë rast, vëren Klaçar.
“Duhet të jetë edhe dikush për të cilin votuesit, anëtarësia dhe lidershipi do ta dinë se Vuçiç e kontrollon. Nëse bëhet kjo lëvizje, Vuçiç dërgon edhe mesazh: Gjithçka është në rregull, gjërat mbeten të qëndrueshme,”,shtoi ai.
Një tjetër opsion, sipas Klaçarit, është që partia të merret nga një organ kolektiv partiak: Kombinime të ndryshme janë të mundshme, për të bërë tre apo katër veta… Së fundi, opsioni i tretë do të nënkuptonte një zgjidhje të përkohshme, një lloj presidence me rotacion. Nëse flasim për atë që është më e sigurt, mendoj se dy opsionet e para janë më realiste.
Secila prej këtyre ndryshimeve është e madhe, duke pasur parasysh se Vuçiç ka qenë udhëheqës i SNS që nga maji i vitit 2012.
Si e sheh Vuçiç Lëvizjen Popullore për Serbinë
Siç e kishte paramenduar, Vuçiç foli edhe mbrëmë në mitingun e madh të SNS “Srbija nade” në Beograd. Siç tha ai, tashmë për Vidovdanin, pikërisht për shkak të krizës në të cilën ndodhemi, po lëvizim dhe do të kërkoj që SNS të jetë strumbullar i gjithë kësaj.
“Po fillojmë të formojmë Lëvizjen për Popullin dhe Shtetin , për të pasur një bazë, një mbështetje për ta ruajtur vendin tonë në çdo gjë gjatë dy-tre viteve të ardhshme të krizës, që janë vendimtare për të ardhmen e Serbisë. E di që nuk mund të bëhet pa SNS”, tha Vuçiç
Ai tha se e përfytyronte lëvizjen “si diçka më të gjerë se të gjitha partitë tona, në të cilën të gjithë njerëzit që e dinë se sa e rëndësishme është të jesh në rrugën e BE-së, por jo të shkatërrojmë aleancat tona në lindje dhe të mbledhim intelektualë të pavarur”./Përkthyer dhe përshtatur nga “Blic”-Limit.al