SERBI– Pas tensioneve dhe përplasjeve në veri të Kosovës presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë këtë të shtunë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Raportohet se në mbledhje janë Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç si dhe anëtarët e përhershëm të institiucioneve të rëndësisë së veçantë dhe inteligjencës.
Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Aleksandër Vuçiç e paralajmëroii një ditë më parë nga mitungu në mbështetjet të tij që u mbajt në Beograd mes protestave opozitare dhe qytetare që kërkojnë largimin e tij pas masakrave që tronditën vendin dhe regjistruan 18 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Po ashtu ditën e djeshme mes tensioneve dhe përplasjeve në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç ku qyteatrët serbë u përplasën me Policinë, dogjën makinat dhe plagosën katër efektivë, Vuçiç rriti nivelin e sigurisë së ushtrisë dhe urdhëroi që të pozicionohej në kufi me Kosovën në rast se përkeqësohet situata.
Çfarë ndodhi një ditë më parë
Ditën e djeshme u regjistruan një sërë tensionesh dhe përplasjesh të dhunshme mes Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale, Forcave të Eulex dhe KFOR me qytetarët serbë, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryekomunarëve në komunat në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, Ata u mblodhën para komunave dhe penguan hyrjen e drejtuesve në zyra. Kjo situatë degradoi në pak minuta dhe serbët në Kosovë sulmuan Policinë, u vunë flakën makinave të rendit dhe plagosen katër efektivë. NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar masat e ashpra të qeverisë Kurti dhe kanë kërkuar nga palët të ulin tensionet dhe të vazhdojnë rrugën e dialogut të iniciuar nga Brukseli.