Ballina Kosova Tensionet në veri/ NATO e ‘prerë’: Institucionet në Kosovë të shtensionojë situatën

Tensionet në veri/ NATO e ‘prerë’: Institucionet në Kosovë të shtensionojë situatën

KOSOVË– Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar ashpër në lidhje me tensionet e krijuara një ditë më parë në komunat në veri të Kosovës ku u regjistruan përplasje të dhunshme mes Policisë dhe qytetarëve serbë në komunat veriore të Kosovës. Përmes një reagimi NATO u bëri institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri.

REAGIMI:

Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt.

Ditën e djeshme u regjistruan një sërë tensionesh dhe përplasjesh të dhunshme mes Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale, Forcave të Eulex dhe KFOR me qytetarët serbë, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryekomunarëve në komunat në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, Ata u mblodhën para komunave dhe penguan hyrjen e drejtuesve në zyra. Kjo situatë degradoi në pak minuta dhe serbët në Kosovë sulmuan Policinë, u vunë flakën makinave të rendit dhe plagosen katër efektivë. NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar masat e ashpra të qeverisë Kurti dhe kanë kërkuar nga palët të ulin tensionet dhe të vazhdojnë rrugën e dialogut të iniciuar nga Brukseli.