Ballina Kosova Situata në komunat veriore/ Lista Serbe i kërkon Vuçiç të ndërpresë dialogun...

Situata në komunat veriore/ Lista Serbe i kërkon Vuçiç të ndërpresë dialogun me Kosovën! (KUSHTI)

KOSOVË– Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi pas tensioneve të regjistraura një ditë më parë në komunat veriore të Kosovës Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Në një deklarate për mediat kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, shprehet se dialogu duhet të ndërpritet derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe.

Sipas Rakiç Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.

Goran Rakiç: Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiç dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën.

Ditën e djeshme u regjistruan një sërë tensionesh dhe përplasjesh të dhunshme mes Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale, Forcave të Eulex dhe KFOR me qytetarët serbë, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryekomunarëve në komunat në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, Ata u mblodhën para komunave dhe penguan hyrjen e drejtuesve në zyra. Kjo situatë degradoi në pak minuta dhe serbët në Kosovë sulmuan Policinë, u vunë flakën makinave të rendit dhe plagosen katër efektivë. NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar masat e ashpra të qeverisë Kurti dhe kanë kërkuar nga palët të ulin tensionet dhe të vazhdojnë rrugën e dialogut të iniciuar nga Brukseli.