Më datën 28 prill, janë shpallur rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi.
Dhe paraqitja jo e drejt, pasi ky numër i regjistrimit është manipulim dhe mos pasqyrim i drejt e objektiv.
Enti Republikan i statistikave në Serbi, ka shpallur rezultatet dhe jan vetëm 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare. Për Krahinën e Preshevës,që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.
Kujtoj se në Krahinën e Sanxhakut që shtrihet në Serbi dhe e përbëjn,si Komuna: Pazari i Ri, Sjenica, Tutin, Prijepolje, Priboj dhe Varosh i ri, jan publikuar shqiptarë në numër simbolik.
Shpallja dhe publikimi i rezultatave të regjistrimit, dallon shumë nga rezultatet preliminare, apo themi dallimi është një përgjysmim i popullatës shqiptare, kemi një manipulim.
Edhe pse ky regjistrimi i përgjysmuar e qëllimisht i minimizuar, i manipuluar e i kurdisur politikisht, kujtoj që në vitin 2011, shqiptarët e kësaj Krahine së Preshevës kan bojkotuar regjistrimin e popullsisë.
Tani ky regjistrim edhe pse i përgjysmuar, ka krijuar një rrethanë të re, si një gjendje faktike dhe juridike e rrjedhimisht përfaqësimi i shqiptarëve në çdo institucion publik duhet detyrimisht e ligjërisht të bëhet në proporcion me përqindjen e pupullatës shumicë të kësaj krahine.
Duke ju referuar shifrave të publikuar, rezulton se: Në gjithë Serbin jetojn 61.687 shqiptarë, kurse vetëm në Krahinën e Pershevës që përfshin: Preshevë, Bujanoc e Komunën e Medvegjës, rezulton se jan 57710 qytetarë Shqiptarë, kurse Në Krahinën e Sanxhakut,si:
Komuna e Novi Pazarit jan publikuar si të regjistruar 200 qytetarë shqiptarë, nga Komuna e Sjenicës jan publikuar si të regjistruar 26 qytetarë shqiptarë,nga Komuna e Tutinit jan publikuar si të regjistruar 16 qytetarë shqiptarë, nga Komuna e Prijepoljes jan publikuar si të regjistruar 2 qytetarë shqiptarë,
Në Krahinën e Sanxhakut, qytetarë të përkatësisë shqiptare,që jetojnë Republikën e Serbisë me gjithë Vojvodinën, marrë parasysh të një asimilimi dhe rezulton se jan regjistruar vetëm 3977 qytetarë shqiptarë!!!.
Në Krahinën e Sanxhakut kemi asimilim e një diskriminim, po ashtu në Krahinën Shqiptare të Preshevës kemi një diskriminim, më të madhë në këtë pjesë të Evropës, kur kemi pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, tani jan manipuluar, sepse numri prej 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare, nuk është regjistrim i sakt-pra jemi shumë më shumë.
Shkruar nga: Refik HASANI
Të dhënat e publikuar bazohen,si në:
https://www.stat.gov.rs/sr-latn/vesti/20230428-konacnirezpopisa/ https://publikacije.stat.gov.rs/G2023/Pdf/G20234001.pdf Shenim: Në Krahinën e Sanxhakut, jan të përfshirë në këtë statistik në faqen 64 përkatësisht në faqen 80,për Krahinën e Preshevës, jan të përfshirë në këtë statistik në faqen 94 përkatësisht në faqen 106.