“Mbreti afrikan Musa Keita I, mendohet të jetë personi më i pasur i të gjitha kohërave – “më i pasur se mund të përshkruhet nga cilido”, raporton “Time”.
Pasuria e tij ishte e paimagjinueshme, shkruan Jacob Jacobson i TIME: “Nuk ka në të vërtetë asnjë mënyrë për t’i vënë një numër të saktë pasurisë së tij”.
Ai udhëhoqi Perandorinë Mali në shekullin e 14 dhe toka e tij ishte e ngarkuar me burime natyrore fitimprurëse, më së shumti flori.
“Pasuria e tij e madhe ishte vetëm një pjesë e trashëgimisë së tij të pasur”, raporton Jessica Smith në TED-Ed.
Musa Keita erdhi në pushtet më 1312. Kur u kurorëzua, iu dha emri Mansa, që do të thotë mbreti. Në atë kohë, shumica e Evropës ishte e uritur dhe me luftëra civile, por shumë mbretëri afrikane po lulëzonin.
Ndërsa ishte në pushtet, Mansa Musa zgjeroi kufijtë e perandorisë së tij të jashtëzakonshme. Ai aneksoi qytetin Timbuktu dhe rivendosi pushtetin mbi Gao. Në tërësi, perandoria e tij shtrihej rreth 2.000 kilometra.
Mansa Musai kishte toka pa fund. Për ta vënë në perspektivë, ai sundoi të gjitha (ose pjesë) të shteteve moderne si Mauritania, Senegali, Gambia, Guinea, Burkina Faso, Mali, Niger, Nigeria dhe Çadi.
Pjesa tjetër e botës mësoi për pasurinë e tij të madhe në vitin 1324, kur ai bëri pelegrinazhin gati 4.000 milje në Mekë. Dhe nuk e bëri lirë.
“Askush nuk mund të udhëtojë me një buxhet, ai solli një karvan aq sa mund të të shihte syri”, raporton Smith. “Kronikanët përshkruajnë një shoqërim me dhjetëra-mijëra ushtarë, civilë dhe skllevër, 500 tellallë me sende floriri dhe të veshur me rroba mëndafshi, dhe shumë deve e kuaj që mbanin një bollëk shufrash ari”.
Në ndalesën e tij në Kajro, ai shpenzoi aq shumë flori dhe dhuroi aq shumë para për të varfërit, saqë shkaktoi inflacion masiv! Do të duheshin vite që qyteti të shërohej plotësisht nga kriza e monedhës.
Udhëtimi ekstravagant e vuri Mansa Musain në hartë.
Pasuritë materiale nuk ishin shqetësimi i vetëm i mbretit”, thotë Smith. “Si një mysliman i devotshëm, ai kishte një interes të madh për Timbuktun”. Ai e urbanizoi qytetin duke ndërtuar shkolla, xhami, dhe një universitet të madh.
Ai ndërtoi edhe xhaminë legjendare Djinguereber në Timbuktu, e cila është në këmbë edhe sot.
“Pasi mbretëroi për 25 vjet, Mansa Musai vdiq në 1337. U pasua nga i biri, Maghani I. “Trashëgimia e pasur e mbretit vazhdoi për breza të tërë deri sot, ka mauzoleume, librari dhe xhami, që janë dëshmi e asaj epoke të artë në historinë e Malit”, thotë Smith.