Ballina ED/OP Dy fjalë për Prof. Dr. Faton Bislimi

Dy fjalë për Prof. Dr. Faton Bislimi

Shkruar nga: Prof. Ass. Dr. Salih Krasniqi, Prishtinë

Ka kohë që kam përcjellë me vëmendje punën e angazhimin e Dr. Faton Bislimit. Secilit që pak ka ndjenja për LDK-në besoj i kujtohen paraqitjet brilante të Fatonit nëpër mediet e Kosovës sa ishte deputet. Secili që me të vërtetë e ka ndjerë ndonjëherë vetën si përkrahës apo simpatizant i LDK-së nuk ka mund se si mos të ndjehet krenar. Përtej kësaj, ajo që e bënë Fatonin unikalështë veprimtaria e tij e bujshme dhe e gjatë në SHBA si urë lidhëse e shqiptarëve me institucionet më të rëndësishme në Washington. Për secilin që mendon racionalisht, disa pyetje janë esenciale: si është e mundur që një njeri i tillë i përkushtuar për LDK-në të mos përfillet nga ata që e udhëheqin LDK-në sot? A thua cila mund të jetë agjenda e tyre? A thua pse nuk ishte Fatoni në udhëtimin e Kryetarit të LDK-së në SHBA? Pse u anashkalua ky djalë?

Pasi e lexova letrën e dorëheqjes së tij nga Kryesia e LDK-së, e kuptova edhe ma thellë situatën dhe u bënë të kjarta përgjigjet në pyetjet e ngritura më lartë! Ekziston një dallim themelor në mes të Fatonit dhe Lumirit – bindja politike. Njëri duket se për bindje politike e ka vetëm udhën drejt pushtetit partiak se për atë shtetëror po duket zbehtë puna. Tjetri për bindje politike e ka kauzën kombëtare. E kauza kombëtare edhe sforcimi i mëtutjeshëm i Republikës së Kosovës nuk mund të bëhet nga një LDK që mohon vet vlerat e veta.

Fatoni me punën e tij ka treguar rezultate konkrete, jo të pakta. Rezultate që po e cojnë përpara interesin kombëtar të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, sidomos në Luginë, e ku pikërisht ai atakohet ulët e turpshëm. Sa e vështirë duhet të jetë t’i bësh ballë mosmirënjohjes e bile edhe sulmeve shpifëse? Shumë e vështirë. Por, ata burra që kanë predispozita për të qenë liderë, nuk ligështohen. Ata veç forcohen.

Dorëheqja e tij është kambanë ogurbardhë për vet LDK-në. Si një nga themeluesit e LDK-së në Zagreb e mandej kontributdhënës i saj për dekada këtu në Prishtinë, e shoh si mundësi reale guximin e Fatonit për t’u ndarë nga një lidershipqë nuk e projekton LDK-në fituese, dhe për të paraqitur ofertën që realisht i duhet Kosovës dhe kryekëput LDK-së. Rikthimi tek vlerat autentike të LDK-së, për çka po angazhohet Fatoni është për t’u admiruar e përkrahur pa asnjë reserve nga secili anëtar i LDK-së. Fundja, demokracia ka formulën e vendimit të shumicës. Deri atëherë, kur kutia vendos, unë e shoh letrën e dorëheqjes së Fatonit si thirrjen më serioze, mirë të elaboruar, të arsyeshme, për LDK-në që i duhet Kosovës, për LDK-në që na kthen krejt neve besimin e nderin që dikur kemi pasur si akademi politike e vendit!