Nga Andreas Kluth
“Washington Post”
Ata vazhdojnë të mbërrijnë në Evropë por edhe të vdesin. Vetëm javës që shkoi, 55 emigrantë të tjerë që përpiqeshin të arrinin në kontinentin e vjetër humbën jetën në brigjet e Libisë, kur u mbyt gomonia me tëcilën po udhëtonin. Dy ditë më herët, 33 persona vdiqën në 4 incidente të ndryshme pranë ishullit italian Lampedusa.
Disa ditë më parë, dhjetëra trupa u gjetën tëpajetë në një plazh pranë Tripolit, Libi. Secili nga ata burra, gra ose fëmijë mund të kishte treguar një histori shumë të trishtë të jetës së tyre.Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), numri i përgjithshëm i emigrantëve që kanë humbur jetën nga fillimi i këtij viti është 661.
Kjo e çon në rreth 20.000 numrin e vdekjevetë tilla që nga viti 2014. Dhe ky numër përfshin vetëm vdekjet në rrugën kryesore të Mesdheut nga Afrika për në Bashkimin Evropian, dhe jo refugjatët që humbin jetën në Detin Egje apo rrugë-kalimi të tjera. Nëse ka më shumë njerëz që vdesin, kjo ndodh sepse ka më shumë prej tyre që migrojnë sërish.
Hyrja e paligjshme në BE, nga toka ose deti, u rrit me 64 për qind në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, duke regjistruar numrin më të lartë që nga kriza e refugjatëve e vitit 2016.
Kërkesat formale për azil u rritën me 50 pëqind, ose rreth 1 milion aplikime të paraqitura. Dhe këtu nuk llogariten miliona ukrainas që u larguan nga vendi për shkak tëpushtimit rus, dhe që tani jetojnë në BE nën të ashtuquajturën mbrojtje të përkohshme.
BE-ja ka aktualisht një qasje kaotike në lidhje me këtë çështje. Nga njëra anë, nuk do që tëmbërrijnë kaq shumë njerëz. Por nga ana tjetër, nuk di se si t’i ndalojë apo çfarë të bëjë me ta pasi arrijnë në brigjet evropiane. Italia ka aktualisht kryeministre, GiorgiaMeloni, e cila kandidoi në zgjedhjet e fundit si një populiste e ekstremit të djathtë, dhe me një retorikë të ashpër kundër emigrantëve.
Ajo përpiqet që ta bëjë sa më të vështirë që të jetë e mundur që gomonet – apo edhe anijet e shpëtimit – të sjellin refugjatë në Itali. Gjithsesi nuk mund të shkelë ligjin, dhe dëshiron të shmangë fatkeqësitë humanitare edhe më të tmerrshme. Liderë të tjerë evropianë gjenden në një situatë të ngjashme.
Disa prej tyre, si kryeministri hungarez Viktor Orban, pretendojnë se problemi nuk është i tyre dhe preferojnë të mos pranojnë asnjëemigrant. Edhe Danimarka, dikur liberale nëlidhje me migrimin, i ka mbyllur dyert e sajdhe po fokusohet në deportimin e refugjatëve në vendin e tyre, madje edhe në Sirinë e traumatizuar nga lufta.
Por dëbimi i emigrantëve kundër vullnetit të tyre – dhe pa bashkëpunimin e vendeve të tyre – është një proces i vështirë. BE-ja betohet ende se është e përkushtuar ndajsundimit të ligjit,dhe preferon që ta shohë veten si një shembull i bujarisë, veçanërisht në kontrast me regjimet barbare si ai i presidentit rus Vladimir Putin.
Dhe kjo e bën të vështirë që t’i rrasësh njerëzit në një avion, duke ditur se ata mund të priten në anën tjetër nga talebanët, BokoHaram, trupat e secilit prej 2 gjeneralëve që tani po shkatërrojnë Sudanin, ose të tjerë të ngjashëm me ta. Një dilemë e tillë shpjegon arsyen pse vetëm 21 për qind e rreth 300.000 emigrantëve që u është thënë të largohen nga BE-ja çdo vit, largohen nërealitet.
Realiteti është se emigrantët do të vazhdojnë të vijnë në Evropë edhe për të ardhmen e parashikueshme – dhe në njënumër në rritje – ashtu siç do të vazhdojnë të zhvendosen nga Amerika Jugore dhe Qendrore për në SHBA. Kjo ndodh sepse ata vijnë nga vende që i ngjajnë Ferrit në tokë,dhe që e bëjnë Evropën apo Amerikën të duken relativisht si njëParajsë.
Ato janë turma njerëzish të dëshpëruar, që iikin kaosit dhe shkojnë drejt rendit. Ata po përpiqen të kapërcejnë dëshpërimin në kërkim të shpresës. Dhe po bëjnë atë që do të bëja edhe unë. Për të parë potencialin e migrimeve të ardhshme, mjafton t’i hidhini një sy Sahelit, brezit të thatë të Afrikës në jug të shkretëtirës së Saharasë.
Problemet në këtë rajon, nisin me thatësiratdhe urinë, të cilat ndryshimet klimatike antropogjene i kanë bërë të kenë 100 herë më shumë gjasa që të ndodhin. Lista eproblemeve vazhdon me konfliktet etnike, grushtet e shtetit, luftërat civile, terrorizminislamik apo edhe dhunën në përgjithësi qëprek vende të ndryshme.
Së bashku, këto fatkeqësi kanë zhvendosur një rekord prej 36 milionë afrikanësh, 3-fishii numrit të një dekade më parë. Tre në katër nga këta refugjatë janë të zhvendosur brenda vendit. Pra ndodhen ende në Afrikë. Por kjo mund të ndryshojë. Tani vjen edhe pjesa më djallëzore e historisë.
Në këtë botë ka mjerisht njerëz që kënaqen me këtë vuajtje njerëzore, dhe që duan ta përkeqësojnë atë, pasi duan të shkaktojnë migrime masive, të cilat synojnë shpërbërjen apo qoftë edhe përçarjen e BE-së. Këtu hyn në lojë edhe Yevgeny Prigozhin, i besuari i Putinit
që drejton Wagner Group, një konglomerat paraushtarak rus, të cilin SHBA-ja e konsideron një organizatë kriminale transnacionale dhe përfaqësuese të Kremlinit.
Sipas dokumenteve të inteligjencës amerikane të zbuluara kohët e fundit, Wagner – ashtu si shteti rus – është shumëaktiv në Sahel për të përfituar nga interesi i dyfishtë në rajon nga ish-fuqia koloniale, Franca, dhe superfuqia, Amerika. Synim është të shkaktohet kaos, duke i shitur shërbimet luftarake çdo komandanti tëluftës që është gati të bëjë një ofertë.
Një objektiv është Çadi. Është një vend problematik – ku forcat qeveritare vranë shumë protestues paqësorë në tetor 2022 –por edhe një lloj aleati i SHBA-së dhe perëndimor në luftën kundër kryengritjeve islamike. Wagner po punëson dhe trajnon luftëtarë nga Republika e Afrikës Qendrore, Çadi dhe vende të tjera për të rrëzuar qeverinë çadiane, ndoshta edhe duke komplotuar për të vrarë liderin e saj, Mahamat Idriss Deby Itno.
Ky grusht shteti do të ishte vetëm një pjesë e planeve të Prigozhin – dhe Putinit – për të nxitur rebelim dhe grindje në të gjithë Sahelin, në mënyrë që ta kthejë rajonin kundër Perëndimit,dhe natyrisht për të shkaktuar një migrim masiv drejt Evropës.
Ndërsa 27 liderët e BE-së bëjnë pazare për ndryshimin këtë vit të regjimit të tyre jofunksional të azilit, asnjëri prej tyre nuk duhet të ketë iluzionin se problemi i migrimit mund të zgjidhet ose të shpërfillet. Jo në një planet që po ngrohet, në një univers me kaq shumë të këqija, aponë një botë që përfshin njerëz si Prigozhin.