Ballina Kosova Tensionet në veri ‘përplasin’ Kosovën me SHBA-në/ Blinken: Ndaloni MASAT e dhunshme!...

Tensionet në veri ‘përplasin’ Kosovën me SHBA-në/ Blinken: Ndaloni MASAT e dhunshme! Osmani: Ndërhyrja e Policisë ndaj bandave të Vuçiç është legjitime

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar këtë të premte pas situatave të dhunshme në veri të Kosovës ku serbët nuk lejuar kryekomunarët e Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç të futen në zyra.

Përmes një postimi në Twitter Sekretari i Shtetit Antony Blinken shprehet se dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës që sipas tij po përshkallëzojnë tensionet dhe po shtojnë destabilitetin.

REAGIMI:

Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE. 

 

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani shprehet se ndërhyrja e policisë është legjitime ndërsa shtoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.

POSTIMI:

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)
Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.
Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!.