Ballina Kosova Mes KAOS-it kryetarët e komunave në veri hynë në zyrë! Flamuri i...

Mes KAOS-it kryetarët e komunave në veri hynë në zyrë! Flamuri i Kosovës ngrihet në shtizë. Vuçiç mobilizon ushtrinë! (SITUATA deri tani)

KOSOVË– Mes tensioneve të shumta, të shtënave me armë zjarri, djegies dhe thyerjes së makinave tre kryetarët e komunave në veri të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok janë futur në zyrat e tyre për të vijuar punën.

I fundit që ka hyrë në zyrë ka qenë kryetari i ri i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi, ku më parë u raportua edhe për të shtëna me armë. I shoqërua nga Njesitë Sopeciale ai është futur në zyrë. Ndërkohë flamuri i Kosovës është ngritrur sërish në shtizë.

Ndërkohë reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë në Kosovë, të cilët kanë drejtuar gishtin nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç si orkestrues i gjithë kësaj me qëllim largimin e ëvmendjen nga protesta që kanë përfshirë Beogradin e që kërkoj në largimin e tij.

Vuçiç referuar mediave në Serbi ka urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmëria të nivelit të lartë dhe të pozicionohet në kufirin bverion me Kosvën për  çdo përshkallëzim të situatës.

Këto tensione vijnë pas zgjedhje të mbajtura në komunat me shumicë serbe në veri të Kosvës, të cilat u bojktouan nga partitë serbe me pretekstin se më parë duhet të nëshkruhet asociacioni.

Deri më tani situata duket pak me e qetë. Polica është në gatishmëri së bashku me Njësitë Speciale dhe KFOR dhe po monitoron situatën. Mësohet se pesë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasjet me protetsuesit./Limit.al