Ballina Kryesore Pse foshnjat godasin me shkelm në barkun e nënës?

Pse foshnjat godasin me shkelm në barkun e nënës?

Kur një grua shtatzënë ndjen një goditje nga foshnja e saj e palindur, bebi mund të jetë duke markuar zonën e veprimit në trupin e saj dhe të eksplorojë mjedisin.

Një studim i Universitetit të Londrës që u botua në revistën shkencore “Raportet” dhe u drejtua nga fiziologu hulumtues klinik Kimberley Whitehead analizoi valët e trurit të 19 foshnjave dy ditore, disa prej të cilëve ishin të parakohshme dhe për këtë arsye supozohej të vepronin sikur të ishin ende në mitër.

Kur fillonin të goditnin, foshnjave iu aktivizua një rajon i trurit të tyre që është i lidhur me inputin ndijor dhe mendohet të jetë kritik për t’i ndihmuar ata që ‘të mësohen’ me trupat e tyre.