Përbërësit: 1 filxhan sallam pepperoni i copëtuar, 1/2 filxhan salcë, 1/4 filxhan mocarela e copëtuar, 1 copë brumë të gatshëm, 1- 2 lugë qumësht, 1 lugë gjelle djathë parmixhano, 1/2 lugë çaji erëza
Përgatitja: Ngroheni furrën në 350⁰C. Në një tas të vogël, përzieni piper, salcë makaronash dhe djathë mocarela.
Në një sipërfaqe të lehtë të lyer me miell, ndani brumin në katër pjesë. Rrotullojeni çdo copë brumi dhe mbusheni me sallam pepperoni. Sipër lyejeni me vezë dhe vendoseni në një fletë pjekje të lyer.
Me një furçë lyejeni mirë brumin nga sipër dhe shtoni sipër djathë parmixhano dhe erëza italiane. Piqini 20-25 minuta ose deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.
Kalconet janë gati për t’u shijuar.
T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al