GJERMANI– Një ngjarje e rëndë është regjistrua këtë të martë në Aachen të Gjermanisë ku një 28-vjeçare mbeti e vrarë. Raportohet se Jetmira Beka, nënë e tre fëmijë u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj Besmir Ademi. Ky i fundit me origjinë nga Mitrovica, një emër i njohur për Policinë gjermane.
Çifti ishte ndare para 6 javësh dhe kanë 3 femijë, konkretish: dy djem e një vajzë, 7vjec, 5 vjeçe dhe 3 vjeç. Ademi e qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-bashkëshorten në një parking. E reja ndërroi jetë në vend. Ndërkohë autori i ngjarjes së rënë është vetëdorëzuar para oficerëve të Policisë dhe ka pranuar krimin.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me fëmijët e mitur të çiftit ndërsa ngjarja ka tronditur zonën, e cila njihet si e qetë dhe pa probleme./Limit.al