Ballina Kryesore Pene në furrë me salmon dhe pesto

Pene në furrë me salmon dhe pesto

Përbërësit: 500 gr pene, 400 gr salmon, 1 limon i lëngshëm, 190 gr pesto jeshile, 250 gr pomodorini, 100 gr qepë jeshile, 125 gr mocarela me pak yndyrë

Përgatitja: Ngrohni furrën në 200°C. Ziejini makaronat për 5 minuta. Kullojini dhe rezervoni 100 ml ujë gatimi.

Ndërkohë, në një enë përzieni salmonin, lëngun e limonit, peston, domatet dhe gjysmën e qepëve.

Përzieni makaronat me ujin e rezervuar në enë dhe shtoni salcën e përgatitur. Shtoni sipër mocarelën e grirë me qepët e mbetura dhe piqini për 25 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al