Ballina Kryesore Cila është aroma që i mban larg mushkonjat?

Cila është aroma që i mban larg mushkonjat?

Një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “iScience” ekzaminoi lloje të ndryshme sapunësh me aroma për të kuptuar se cilët ishin më shumë ose më pak tërheqës për mushkonjat, duke zbuluar një aromë që i tërheq ato më shumë dhe një tjetër që mund t’i largojë ato.

Pse mushkonjat tërhiqen nga aroma?– Mushkonjat tërhiqen nga aroma sepse ushqehen me lule me aromë të ëmbël. Për këtë arsye, larja me produkte të parfumuara i tërheq këto insekte. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se parfumi i një personi është rezultat i një kombinimi të qindra kimikateve, disa prej të cilave prodhohen nga trupi, ndërsa të tjerët prodhohen nga bakteret që gjenden në lëkurën tonë. Dhe secili prej këtyre kombinimeve është unik për çdo individ.

Çelësi i problemit- Shkencëtarët kanë identifikuar kështu çelësin e problemit, kombinimin e parfumeve midis trupit të njeriut dhe produkteve të përdorura. Autori kryesor i studimit, Clement Vinauger, një asistent profesor i biokimisë në Virginia Tech, i cili studion gjenetikën molekulare se si mushkonjat e zgjedhin prenë e tyre, tha: “Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se si kimikatet funksionojnë së bashku”.

Rezultatet e eksperimentit- Rezultatet e eksperimentit tregojnë se aromat e agrumeve, të cilat përgjithësisht njihen se i largojnë mushkonjat, duket se i tërheqin ato. Ndërsa aromat që duhet t’i largojnë ato është aroma e kokosit. Por shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse është aroma e arrës së kokosit që largon mushkonjat apo nëse rrit një nga kimikatet që gjenden natyrshëm në lëkurën e njeriut. Për më tepër, ata deklaruan se nuk janë të sigurt nëse kjo është e vërtetë për të gjitha llojet e mushkonjave. Megjithatë, produkti me aromë kokosi ishte ai me rezultatet më të kënaqshme.