Ballina Kryesore Cheesecake me vanilje

Cheesecake me vanilje

Përbërësit: 75 gr gjalp i kripur, 250 gr biskota, 680 gr djathë i butë, 75 gr krem sheqeri, 2 lugë ekstrakt vanilje, 300 ml krem ëmbëlsirash, ½ limon i grirë imët

Përgatitja: Vendosni gjalpin në një tigan të madh dhe ngroheni derisa të shkrihet, më pas vazhdoni gatimin derisa të bëhet kafe e artë dhe të lëshojë aromë.

Ndërkohë nga ana tjetër vendosni biskotat në një blender dhe lërini derisa të thërrmohen plotësisht. Hidhni brenda gjalpin e shkrirë dhe trazojeni për t’u kombinuar.

Merrni një tavë dhe hidhni përbërjen duke e rrotulluar me kujdes tavën që të nivelohet shtresa. Vendosni djathin e butë, sheqerin e grirë dhe vaniljen në një tas dhe rrihini me rrahës elektrikë. Shtoni kremin në të njëjtën kohë duke lejuar që përzierja të trashet.

Pasi kremi ka marrë trajtën e duhur hidheni sipër biskotave tek tava dhe futeni cheesecake-un në frigorifer për gjithë natën. Nxirreni 10-15 minuta para se ta shërbeni.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al