Ballina Kryesore Arsenali i “dorëzon” titullin, Manchester City barazon rekordin

Arsenali i “dorëzon” titullin, Manchester City barazon rekordin

Arsenal i dorëzon Manchester Cityt titullin kampion në Premier Leaguen angleze.

Pasi kryesuan që prej fillimit ligën, ‘topçinjtë’ u dorëzuan vetëm pak javë nga fundi, duke mos arritur dot t’i shkonin deri në finish, një ecurie të jashtëzakonshme që skuadra bëri në këtë sezon të kampionatit anglez.

Londinezët u mposhtën në transfertën e Nottingham Forest, duke pësuar disfatë me rezultatin 1-0.

Autor i golit për ekipin vendas ishte Awoniyi në minutën e 19-të. Me këtë tripikësh, Nottingham siguron qëndrimin në elitën e futbollit anglez edhe për sezonin e ardhshëm.

Të besuarit e Mikel Artetas provuan me këmbëngulje të ndryshonin fatet e sfidës, e për t’i shtyrë festën Cityt, por nuk ja dolën dot, duke u larguar kokë ulur ‘City Ground Stadium’.

Kur kanë mbetur edhe 1 javë kampionat, Arsenal mbetet në vendin e dytë me 81 pikë, ndërsa kampionët nga Manchesteri udhëheqin në krye të renditjes me 85 pikë.

Ndërkohë skuadra e Guardiolës po e shihte me interes të madh ndeshjen e rivalëve të tyre, ndaj Forest-it.

Lojtarët e ‘the citizens’ të ulur përpara një televizori po ndiqnin sfidën Nottingham-Arsenal.

Ishte vetë klubi, që në rrjetet sociale shpërndau një video ku shfaqen futbollistët e Cityt që shpërthejnë në festë, pas përfundimit të ndeshjes së londinezëve, ku i shpalli ata zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi.

Në këtë mënyrë ekipi i Guardiolës barazon edhe një rekord.

Manchester City i bashkohet skuadrave si Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Huddersfield Town, duke e fituar 3 herë radhazi këtë trofe./Limit.al