Ballina Kryesore 21 Maji – “Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”

21 Maji – “Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”

“Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim” festohet praktikisht në të gjithë botën, që nga Nëntori 2001, muaj në të cilin Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor, në një nga Rezolutat e saj, shpalli 21 Majin si ditën në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe ‘të të jetuarit së bashku”.

“Të drejtat kulturore janë pjesë integrale e të drejtave të njeriut, të cilat janë universale, të pandashme dhe të ndërvarura…”, thuhet në Nenin 5 të Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor.

Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit  për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme, shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si “Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit” dhe e konsideron ruajtjen e saj si një aksion konkret dhe etikë të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor.