Ballina Kryesore Juventus sërish në telashe me drejtësinë, Federata Italiane e Futbollit kërkon hetim...

Juventus sërish në telashe me drejtësinë, Federata Italiane e Futbollit kërkon hetim për fshehje të pagave

Telashe sërish në horizont për Juventusin. Federata Italiane e Futbollit do të kërkojë hetimin e bardhezinjve, për çështjen e fshehjes së pagave.

Federata deklaroi ditën e premte se Juventusi do të duhet të përballet me një gjyq sportiv, për parregullsi të dyshuara në pagesat e klubit për lojtarët, si dhe marrëdhënie të padrejta me agjentët e lojtarëve dhe klubeve të tjera.

Provat e reja, të cilat mund t’i kushtojë dënime të mëtejshme sportive klubit torinez, duke përfshirë më shumë zbritje pikësh, i shtohet edhe ky hetim i nisur së fundmi me të cilën po përballet tashmë klubi, e që do të pritet një vendim deri të hënën, se çfarë do të ndodhë.

Prokuroria ka kompletuar dosjen kundër ‘Zonjës së vjetër’ dhe tashmë çështja do të kalojë në gjykim, e që pritet të mbyllet brenda muajit qershor.

Të gjithë ish-drejtuesit e klubit torinez duke përfshirë ish-Presidentin Andrea Agnelli-n dhe ish-zv/Presidentin Pavel Nedved janë gjithashtu nën akuzë.

Bëhet fjalë për plusvalencat e modifikuara në operacionet e merkatos me klubet Atalanta, Sassuolo, Udinese, Bologna dhe Cagliari.

Sipas Prokurorisë, edhe këto klube do të hetohen, por kjo do të ndodhë në një moment të dytë. Në rast se akuzat konfirmohen nga Gjykata, atëherë klubi nga Piemonte rrezikon vërtet shumë dhe dënimi mund të shkojë përtej heqjes se pikëve për sezonin aktual.

Kujtojmë që më herët, Juventus u akuzua për mashtrim financiar dhe për mosdeklarim të saktë të të ardhurave financiare, e për këtë gjë Gjykata Federale e Apelit, pranë Federetatës italiane të Futbollit i hoqi 15 pikë, të cilat iu rikthyen sërish nga Komitetit Olimpik Kombëtar italian, pas apelimit që i bëri klubi bardhezi./Limit.al