Ballina Kryesore A mund ta nuhatim erën e shiut para se të fillojë të...

A mund ta nuhatim erën e shiut para se të fillojë të bjerë?

Shumë njerëz pretendojnë se janë në gjendje të ndiejnë shiun që vjen përpara se të fillojë të bjerë. Arsyeja, shpjegojnë ata, është në erën që ndjehet në ajër, e ndryshme nga të gjitha të tjerat, e cila ju bën të kuptoni kur shiu është afër. Por a është vërtet e mundur?

Sipas shkencës, ka prova për të mbështetur këtë pretendim. Arsyet janë kryesisht të natyrës kimike, siç shpjegon “IFLScience”, dhe kanë të bëjnë me grimcat e shiut në tokë dhe erës.

Rëndësia e “petrichor”- Fjala petrichor vjen drejtpërdrejt nga greqishtja “petros”, që do të thotë gur, dhe “ichor”, lëngu që rridhte në venat e hyjnive të lashta pagane. Fjala i referohet asaj arome të njohur në mënyrë të pashpjegueshme që lëshohet nga toka pas një shiu, veçanërisht pas një periudhe të gjatë thatësie. Termi u krijua për herë të parë në 1964 nga mineralogistët Isabel Joy Bear dhe Richard Thomas.

Pse na duket kaq tërheqëse?- Arsyeja shkencore është se një bakter normal i tokës, Streptomyces, prodhon një substancë të quajtur gjeosmin. Është pikërisht kjo erë që na tërheq kaq fort. Në fakt, hunda e njeriut është e stërvitur në kapjen e gjurmëve të kësaj substance. Prandaj, bakteret krijojnë gjeosmin për të tërhequr kafshët veçanërisht insektet dhe jovertebrorët e tjerë, por edhe kafshët më të mëdha të cilat mbulohen në sporet e tyre dhe më pas shpërndahen në distanca më të mëdha.

Rëndësia e ozonit- Prania e ozonit është një tjetër tregues që na ndihmon të vërejmë një shi të afërt. Ky kimikat i veçantë ka një erë shumë ndjellëse.

Pse ozoni paralajmëron hundën për shiun?- Ozoni formohet nga tre atome oksigjeni (O3), është i pranishëm në natyrë, por mund të krijohet edhe nga energjia elektrike, si rrufeja ose një burim artificial, i cili ndan azotin e pranishëm në atmosferë nga molekulat e oksigjenit. Era e ozonit në ajër mund të tregojë afrimin e shiut, pasi rryma atmosferike e shqetësimit e dërgon ozonin në nivelin e tokës, ku njerëzit mund ta ndjejnë atë.