Ballina Aktualitet Riorganizohet Policia, Komisariati i Kavajës i rikthehet Policisë së Durrësit, Kruja i...

Riorganizohet Policia, Komisariati i Kavajës i rikthehet Policisë së Durrësit, Kruja i kalon në varësi Tiranës

Policia e Shtetit vijon me riorganizimin dhe ristrukturimin e Komisariateve dhe Drejtorive të Policive në vend.

Së fundmi, ndryshime të reja janë raportuar në Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për një ndarje të re territoriale që është bërë për qarkun e Tiranës.

Mësohet se tashmë Kruja dhe Fushë-Kruja do të varen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina i rikthehen Drejtorisë së Policisë Durrës.

Komisariati i Krujës, që deri tani ishte pjesë e Durrësit, i bashkohet kryeqytetit dhe do të quhet Komisariati nr.8.

Po kështu, institucioni i Policisë në Vorë do të emërtohet si Komisariati nr.7, ndërsa Posta Policore e Farkës do të kthehet në një nënstacion policor.

Në kuadër të luftës kibernetike, gjithashtu është ngritur një strukturë e re kundër krimit kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike.

Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e Komisariateve do të bëhet me zona policore./Limit.al