Ballina Kryesore Qofte në furrë me krem kosi

Qofte në furrë me krem kosi

Përbërësit: 600 gr mish i grirë, 1 qepë, 1 vezë, 1 tufë majdanoz, 2 feta bukë, vaj luledielli, kripë, piper

Për kremin: 2 vezë, 2 gota kos, 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle gjalpë, kripë

Pergatitja: Mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë, vezën, bukën e njomur në ujë, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas i skuqim lehtë në vaj të nxehtë. I vendosim qoftet në një tavë.

Rrahim vezët me pak miell, shtojmë kosin e holluar me pak ujë dhe e shtojmë në tavë mbi qoftet. Në fund bëjmë një spërkatje me gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa kremi të mpikset.

Qoftet janë gati për t’u shijuar.

T’ju bëjë mirë! /Gatimeshqiptare.com /Limit.al