Ballina Kryesore Borani me spinaq dhe vezë – Një recetë e shijshme dhe shumë...

Borani me spinaq dhe vezë – Një recetë e shijshme dhe shumë e shëndetshme për drekë

Përbërësit: 1 kg spinaq i freskët, 5 qepë të njoma, 5 lugë vaj ulliri, 2 lugë gjelle me oriz, kripë, piper, nenexhik

 Përgatitja: Si fillim pastrojmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm. Më pas pastrojmë qepët dhe i grijmë imët. Hedhim në një tenxhere vajin e ullirit dhe shtojmë qepët. I vendosim në zjarr dhe i kavardisim për disa minuta derisa volumi i tyre të bjerë.

Më pas shtojmë orizin dhe vijojmë t’i kavardisim. Në vijim shtojmë dy gota ujë dhe i lëmë të zjejnë.

Presim spinaqin në copa por jo shumë të vogla. Nëse gjethet e spinaqit janë të vogla i lëmë siç janë. Shtojmë kripën dhe piperin dhe një gotë tjetër me ujë.

E lëmë të zjejë derisa uji të ketë shteruar dhe orizi të jetë zierë plotësisht.

Kur gjella është gati shtojmë pak nenexhik dhe e kavardisim. Më pas e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë përreth 10 minuta në zjarr të ngadaltë.

E servirim të ngrohtë duke vendosur nga një vezë për secilin person në pjatë.

T’ju bëjë mirë! /AgroWeb.org /Limit.al