Limit.al ndan me ju një koleksion me fjalë të urta nga mençuria baske:
- Nuk është e vështirë ta shpjegosh botën, e vështirë është ta transformosh atë.
- Populli mund të ketë një shpirt, një zemër, një kraharor, që e qet përpara, por mjerë ai nëse ka vetëm një palë tru.
- Nuk ka krizë që akademikët mos t’i përgjigjen me një seminar.
- Nuk ka shpresa për një civilizim, i cili e fillon çdo ditë me tingullin e orës së alarmit.
- Njerëzit që mendojnë se jeta është një shtrat i trëndafilave, zakonisht ankohen nga fjetja në gjemba.
- Njeriu duhet të bëhet doktor i vetes.
- Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit aty ku depërton.
- Njeriu mund të lajkatojë sa të dojë, por duhet të martohet kur të jetë e shkruar.
- Një burrë realisht i pasur, është ai të cilit fëmijët i hidhen me vrap në krahë kur i ka duart bosh.
- Një mësimdhënës i mirë është si një qiri. Ai konsumon veten e tij për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve.
- Një ves i mohuar është dy herë më i pranishëm. Pa u futur në shpirt mirësia nuk është e tillë.
- Pak vlejnë sytë, nëse mendja është qorre.
- Për të qenë i lumtur njeriu duhet të jetë shumë naiv. Vetëm të marrët janë të lumtur.
- Për të sunduar: armiqtë t’i kthesh në miq dhe t’i mbash sa më afër që të jetë e mundur.
- Përfitimet e padrejta të mbushin xhepat, por të nxijnë faqet.
- Përparimi i një kombi shkon krahas me atë të femrës. Femra është ajo që lind, rrit dhe i edukon fëmijët. Ajo lidh plagë shtati dhe zemre. Ajo është burim i pashtershëm ngushëllimi, dashurie dhe dhembshurie.
- Përsosmëria s’ka kurrë fund.
- Përvoja është mësuesi më i mirë.
- Po të studiojmë historinë e një kombi të pazhvilluar, bindemi, se kjo fatkeqsi ka ardhur nga padituria.
- Politika është marrëveshje.
- Politikanët që ankohen në media janë si kapitenët e anijeve që ankohen nga deti.
- Progresi lind nga idea dhe gjithçka që është e nevojshme është edhe e mundur.
- Prova më e mirë e dashurisë është besimi.
- Proverbat nuk janë kurrë të gabuara.
- Pushteti korrupton disa, kurse dobësia korrupton shumë.
- Puthjet e buzëve nuk vijnë gjithmonë nga zemra.
- Puthjet e vjedhura janë të ëmbla.
- Qendrimi i ashpër është përcjellësi i vdekjes, ndërsa butësia është përcjellëse e jetës.
- Qeshja është ilaçi më i mirë.
- Regjime “patriotike” vetëm sa për demagogji dhe të korruptuar sjellin ndonjëherë rrënim shpirtëror më shumë se një pushtim i huaj.
- Rruga e shkurtër shkurton jetën.
- Rruga më e sigurtë për të krijuar lumturinë, është ta përfshish veten tënde në një çështje më të madhe se vetja.
- S’mund të blihet asgjë vetëm me një falenderim.
- S’ka dashuri pa xhelozi.
- S’mjafton të vraposh shumë po nuk u nise në kohë.
- Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën dhe zemra të mirën.
- Sytë janë dritaret e shpirtit.
- Shkenca pa ndërgjegje është vdekja e shpirtit.
- Shumë melodi të bukura luhen nga një violinë e vjetër.
- Të besojmë duke dyshuar dhe të dyshojmë duke besuar.
- Të drejtosh do të thotë të shërbesh.
- Të jetosh do të thotë të mendosh.
- Të mësosh është hapi i parë, të jetosh është vetëm i dyti.
- Të rrallë janë ata, të cilëve nderimi u është më i dashur se paratë.
- Thuaje të vërtetën, por pastaj ik shpejt.
- Uria është kuzhinieri më i mirë.
- Urrejtjen dhe neverinë bashkëshortja e tregon hapur, dashurinë e fsheh edhe dyzetë vjet.
- Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja, në asnjë kohë, urrejtja pushon nga dashuria: ky është ligji i përjetshëm.
- Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.
- Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës, vetëm me të shpërthejnë të gjitha aftësitë e forcat pozitive që e çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës, prodhimit dhe mendimit njerëzor.
- Vetëm virtyti nuk merret dhe jepet si dhuratë.
- Zemra që dashuron mbetet gjithnjë e re.