Skolioza është një lakim i shtyllës kurrizore. Një shtyllë kurrizore e shëndetshme e parë nga përpara ose mbrapa është e drejtë. Kur shfaqet skolioza, lakimi anësor i shtyllës kurrizore shihet djathtas ose majtas.
Përveç vizualisht, pra me sy të lirë, diagnoza përfundimtare bëhet edhe me ndihmën e një skaneri të rekomanduar nga një ortoped ose fizioterapist.
Ai do të masë lakimin e shtyllës kurrizore në gradë, si në rastin e matjes së këndit, i njohur ndryshe si “këndi i kobit”.
Me skoliozë konsiderohen të gjitha devijimet që janë më të mëdha se 10 gradë.
Kategoritë e skoliozës
Kemi dy lloje kategorie skolioze, të cilat janë:
- Strukturale- Skolioza strukturale përfshin rastet kur harkimi i shtyllës kurrizore ka ndodhur si rezultat i një sëmundjeje, dëmtimi apo difekti në lindje dhe më pas është sistemuar.
- Funksionale- Skoliozat funksionale përfshijnë rastet kur dëmtimi apo harkimi është temporal dhe mund të rregullohet. Zakonisht këto skolioza shkaktohen nga postura e keqe, pabarazia e gjymtyrëve inferiore, luksacioni kokso-femoral i një anshëm dhe i pa trajtuar, etj.
Në 80% të rasteve skolioza eshte idiopatike, e cila nuk ka nje shkak të caktuar. Kjo formë e skoliozës kategorizohet sipas grupmoshave:
- Infantile: nga lindja deri në moshën tre vjeçare.
- Juvenile: nga mosha katër vjeçare deri në moshën e pubertetit.
- Adoleshente: nga mosha e pubertetit deri sa të mbyllen pllakat e zhvillimit.
Shkaqet që sjell skolioza tek pacienti
Në shumë raste, skolioza mbetet idiopatike. Por në rastet kur shkaku është i identifikueshëm mund të përmendim si shkaqe kryesore:
- Paraliza celebrale, e cila është një çrregullim i sistemit nervor që prek lëvizjen, të mësuarit, dëgjimin, shikimin dhe të menduarit.
- Distrofia muskulare, e cila është një çrregullim gjenetik që shkakton dobësim të muskujve.
- Difekte të lindjes që prekin kockat e shtyllës kurizore tek fëmijët.
- Dëmtimet e shpinës ose infeksionet.
- Luksacionin kokso-femoral të një anshëm dhe të pa trajtuar.
Cilat janë simptomat e skoliozës?
Skolioza zakonisht nuk paraqitet me dhimbje, mosfunksionim neurologjik, ose probleme të frymëmarrjes.
Shqetësimi mbi pamjen kozmetike të shpinës është shpesh shqetësimi kryesor si për pacientin ashtu edhe për prindërit. Skolioza është një sëmundje me evolucion të ngadaltë dhe progresive, përgjithësisht asimptomatike. Në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale apo lodhje muskulare pas një sforcimi fizik.
Renditja e shkallës së shtrembërimit
- Lakimi konsiderohet i vogël kur është nën 20 gradë.
- Lakimi është mesatar kur është ndërmjet 25 dhe 40 gradë.
- Lakimi është i rëndë kur kalon 50 gradë. Ky lloj lakimi mund të dëmtojë mushkëritë. Kjo është arsyeja pse kirurgët ortopedë dhe traumatologët shpesh marrin masa kirurgjikale përpara se të ndodhë kjo, në mënyrë që lakimi të mos arrijë deri në pikën e fundit.
Trajtimi
Trajtimiti skoliozës varet nga lloji dhe shkalla e kurbës (harkut), mosha e fëmijës, dhe numri i viteve të rritjes së mbetur deri sa fëmija të arrijë pjekurinë skeletike.
Skolioza duhet diagnostikuar shpejt (maksimumi brenda moshës 13 vjeç) sepse pas kësaj moshe bëhet e vështirë arritja e rezultateve të mira, sepse kërcet e rritjes fillojnë të mbyllen gradualisht, duke e bërë strukturën kockore që duam të korrigjojmë më pak të “modelueshme”.
Pra, skolioza duhet trajtuar brenda moshës së adoleshencës, me mjekime fizioterapeutike gjimnastikë posturale, korrigjuese stabilizues të kolonës – korse, apo kirurgjikale stabilizime, në varësi të rastit.
Është e nevojshme të konsultoheni me një fizioterapist dhe të merrni trajtimin e duhur për të parandaluar deformimet e shtyllës kurrizore. /WordPress.com /Zmc.mk /Limit.al