Ballina Kryesore Shkencëtarët zbulojnë në Gjermani gjurmë të njerëzve rreth 300 mijë vjeçare

Shkencëtarët zbulojnë në Gjermani gjurmë të njerëzve rreth 300 mijë vjeçare

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur gjurmë të hershme njerëzore rreth 300 000 vjeçare.

Gjurmët e ruajtura në mënyrë perfekte të një familjeje të ‘njerëzve të Heidelbergut’, një specie njerëzore e zhdukur prej kohësh, u zbulua në Gjermani.

Ky nëngrup i njerëzve arkaikë, i njohur zyrtarisht si Homo heidelbergensis, ishte i pari që ndërtoi shtëpi dhe gjuante kafshë të mëdha, por u zhduk nga Toka rreth 28,000 vjet më parë dhe ekspertët thonë se kjo ishte për shkak të ndryshimit të klimës.

Gjurmët u zbuluan në kompleksin e zonës paleolitike të Schöningen në Saksoninë e Ulët, së bashku me gjurmët e lashta të kafshëve, duke përfshirë dëshmitë e para të elefantëve në rajon.

Zbulimi u bë nga shkencëtarët e Universitetit të Tübingen (SHEP), të cilët mblodhën së bashku objektin e lashtë të gjetur në vend.

Përveç gjurmëve njerëzore, ekipi analizoi një seri gjurmësh elefantësh që i përkisnin species së zhdukur Palaeoloxodon antiquus, një specie elefanti që ishte kafsha më e madhe tokësore në atë kohë, që peshonin deri në 13 tonë citon “Daily Mail”.