Ballina Aktualitet Këshillat Bashkiakë/ Mbyllet numërimi në Tiranë! Ja si ndahet mandatet! (Të dhënat...

Këshillat Bashkiakë/ Mbyllet numërimi në Tiranë! Ja si ndahet mandatet! (Të dhënat dhe në nivel Qarku)

TIRANË– Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Kur është numëruar dhe kutia e fiundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Partia Socialiste kryeson me 34 mandate, në vend të dytë renditet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 15 mandate, Partia Demnokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka arritur të marrë 4 mandate.

Ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 3 mandate. Nga një mandat kanë marrë Partia Republikane, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurrje, Aleanca Pregresiste LZHK dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitete.

Koalicioni Bashkë Fitojmë pavarësisht se ia doli të marrë kryetarin e Bashkisë mesa duket në Kavajë nuk do të ketë shumicë në Këshillin Bashkiak. PS ka marrë 38.19% të votave, ose 13 mandate. Ndiqet nga BF me vetëm 26.42% të votave ose 9 mandate. PD renditet forcë e tretë me 10.53% duke numëruar 3 mandate. PAA ka 3 mandate ose 9.92%, PSD 2 mandate ose 5.54% dhe PR 1 mandat.

Bashkia Vorë– PS ka fituar 13 mandate nga 21 gjithsej, ose 46.69% të votave, BF 4 mandate pasi siguroi 16.45% të votave. Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat dhe FRD 1 mandat.

Bashkia Kamëz– PS ka fituar 19 mandate me 43.09% të votave nga 41 manadate, BF, 11 mandate me 24.38% të votave dhe PD me 7.58% të votave ka arritur të sigurojë vetëm 3 mandate. Më tej, PSD ka marrë 2 mandate ose 5.35%, FRD 2 mandate, PAA 1 mandat, PR 1 mandat, ALD 1 mandat.

Bashkia Rrogozhinë– PS ka arritur të marrë 9 mandate me 35.74% të votave, BF 4 mandate me 17.28% të votave dhe PD është renditur sërish forcë e tretë me 3 mandate ose 13.81% të votave. Mandatet e tjera janë ndarë mes partive të vogla, konkretisht PSD- 2 mandate, PR-1 mandat, PLL- 1 mandat. Mitat Daja ka fituar një mandat si këshilltar bashkiak duke kandiduar si i pavarur./Limit.al