Ballina Kryesore Liverpool shpreson ende te Championsi, Jurgen Klopp beson se mund të arrijnë...

Liverpool shpreson ende te Championsi, Jurgen Klopp beson se mund të arrijnë “top-4”, pas fitores ndaj Leicester

Liverpooli kaloi pengesën Leicester, duke triumfuar me rezultatin 0-3 në transfertë.

‘The Reeds’ ‘zhytën’ edhe më tej drejt rënies ‘dhelprat’ duke i lënë në vendin e parafundit të renditjes në Premier League.

Me këtë tripikësh të marrë, skuadra e Jurgen Klopp shkon në kuotën e 65 pikëve dhe ndodhet vetëm 1 pikë larg Manchester United të vendit të katërt dhe Newcastle që ndodhen në vendin e tretë.

‘Të kuqtë’ e siguruan fitoren që në pjesën e parë. Curtis Jones realizoi dopietë, duke shënuar në minutën e 33-të dhe 36-të, falë asisteve të Salah.

LEICESTER-LIVERPOOL (VIDEO)

Në pjesën e dytë, Alexander-Arnold vuloi fitoren me golin e tretë, në minutën e 71-të. Fantastik në këtë takim sulmuesi egjiptian, i cili realizoi një tripletë me asist.

Në fundin e takimit doli në konferencë për shtyp trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i cili beson te një kualifikim për në Champions League, sezonin e ardhshëm.

Jurgen Klopp: Ne kishim rreth 15 minuta për të kuptuar se si të ndërtonim lojën. Dhe më pëlqen ajo që filluam të bëjmë më pas. Ne shënuam gola të mrekullueshëm. Patëm një ndeshje pothuajse perfekte. Por mes minutave 55 dhe 75 loja ishte pak më e hapur nga sa do të kisha dashur. Fitorja është gjithçka që mund të bëjmë tani. Nuk mendoj mund të arrijmë në 4 më të mirat duke pasur parasysh nivelin e konkurrencës. Por do të ishte për të ardhur keq nëse njëri prej tyre pengohej dhe ne nuk do të përfitonim nga kjo. Besojmë ende, kështu që ne do të bëjmë punën tonë. Mendoj se tashmë e kemi siguruar një vend në kompeticionet evropiane dhe 6 javë më parë kjo nuk dukej as në horizont. Nuk do ta kisha besuar atëherë se mund të luftonim për Champions League, nuk ishim të qëndrueshëm. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës ndaj Aston Villas.

Kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat, tashmë në Liverpool shpresojnë te pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve./Limit.al