Ballina Kryesore Këshilla për lëkurë të pastër dhe të butë

Këshilla për lëkurë të pastër dhe të butë

Siç dihet vajzat janë më të prirura për t’u kujdesur për lëkurën e tyre. Por jo gjithmonë përfundojnë duke pasur një lëkurë të butë si një bebe dhe të pastër.

Më poshtë do t’ju informojmë me disa këshilla kryesore rreth kujdesit të lëkurës tuaj:

Hidratimi dhe përzgjedhja e ushqimit të shëndetshëm

Përveç përkujdesjes bazike si pastrimi, tonifikimi dhe ushqimi me krem në mëngjes dhe mbrëmje, efekt të madh për lëkurë të shëndetshme ka pirja e ujit me limon, por edhe përzierja e një luge çaji me kripë Himalaje që ndihmon lidhur me marrjen e mineraleve. Kur vëreni se lëkura juaj përnjëherash është duke filluar të prishet, mendoni nëse keni lënë pas dore rutinën tuaj apo ndoshta duhet të ndryshoni atë.

Provoni të përdorni produkte krejtësisht natyrale

Ndonjëherë përbërësit e shumtë në produktet kozmetike vetëm e acarojnë lëkurën. Provoni të përdorni produkte të linjave krejtësisht natyrale. Edhe masazhi i lëkurës me vaj mund të ketë rezultate të pabesueshme.

Mos u bazoni te çmimi i produkteve

Çmimi i lartë nuk garanton gjithmonë cilësi të mirë. Ndonjëherë edhe produktet ekonomike mund të kenë vlera të njëjta apo edhe më të mira për lëkurën tuaj.

Krijoni vetë kokteje prej produkteve kozmetike

Nëse keni lëkurë shumë të thatë, mund të shtoni pak vaj kokosi apo gjalp shea në kremin ushqyes të përditshëm, mund t’i japë lëkurës suaj yndyrën për të cilën ajo ka nevojë. /Ekonomiaonline.com /Limit.al